Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

S’do ta besoni se sa vjeç është modelja më e re e “H&M”!

S’do ta besoni se sa vjeç është modelja më e re e “H&M”!
June 28
11:24 2016

“H&M” ka tashmë një fytyrë të re për reklamimin e linjës së rrobebanjove, e cila ka katër dekada mbi supe krahasuar me modelet e tjera. 60-vjeçarja Gillean McLeod është një stiliste mode dhe njëherazi modele, e cila në fushatën më të re të “H&M” shfaqet e veshur me rrobebanjo trup ngjyrë të zezë.

McLeod e filloi vonë karrierën e saj si modele, pikërisht në të 50-at. “Kam menduar për modelimin pikërsiht kur ishte tepër vonë. Megjithatë, mendoj se është më mirë në këtë pikë të jetës sime.”, është shprehur ajo.

“Unë mendoj se gratë duhet të ndihen të kënaqura me vetveten. Duhet t’ia nisni nga vetja dhe jo të prisni nga revistat. Duhet ta doni veten tuaj.”, këshillon 60-vjeçarja.

Komento
Etiketimet
Shperndaje