Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sandalet me çorape, një risi apo modë e vjetër?

Sandalet me çorape, një risi apo modë e vjetër?
June 21
18:08 2016

Këtë sezon, sandalet kanë qenë një zgjedhje shumë “in” për meshkujt dhe femrat. Por në ndryshim nga vitet e tjera, këtë verë sandalet me çorape janë një domosdoshmëri. Sandalet me çorape më parë janë quajtur një gafë në industrinë e modës, madje ato i vishnin vetëm mësueset e gjeografisë në ekspedita të ndryshme. Por këtë sezon industria e modës ka bërë një ndryshim dhe sandale dhe çorapet janë kombinim perfekt. Një palë çorape kashmiri do të përshtateshin shumë mirë me sandalet tuaja. Por duhet të keni parasysh se këto kombinime nuk mund t’i bëjë çdo grupmoshë. Ky kombinim mund të bëhet nga moshat e reja, por në qoftë se ju pëlqen ky stil dhe ndiheni ende të rinj mund t’i vishni. Pra, sandalet me çorape janë një risi në industrinë e modës, që duhet ta përqafoni patjetër.

look_margaret_howell_s_s16

Etiketimet
Shperndaje