Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rregulla për veshje perfekte gjatë stinës të verës

Rregulla për veshje perfekte gjatë stinës të verës
July 26
18:27 2016

Stina e verës karakterizohet nga moti i nxehtë. Për këtë arsye duhet të dini disa rregulla se si mund të visheni, çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të vishni. Nuk do të thotë se një fustan veror mund të vishet me çdo gjë dhe kudo. Eliminoni rripat e reçipetave dhe elemente të tjera që nuk duhet të jenë pjesë e veshjes tuaj.  Më poshtë do të gjeni rregullat kryesore të modës për verën e nxehtë.

  1. Vetëm se është diçka e përshtatshme për në verë nuk do të thotë se mund t’i vishni kudo. Për shembull nuk mund të vishni një fustan dekolte apo pantallona të shkurtra në punë. Ruajini këto veshje për në fundjavë.
  2. Xhinset janë një ide shumë e keqe, qëndroni larg tyre.
  3. Trikot, edhe këto një ide e keqe, mund t’i vishni vetëm në qoftë se edhe ju jeni dukeshë.
  4. Kombinoni fustanet me sandale të sheshta. Një zgjedhje që ju nxjerr gjithmonë nga situata.
  5. Në qoftë se jeni duke bërë pazare larg, sigurohuni t’i blini veshjet pak më të mëdha sepse nuk dihet çfarë ndodh me to pasi t’i lani, pavarësisht etiketave dhe firmave që mbajnë.
  6. Në qoftë se doni të vishni pantallona të shkurtra në zyrë, zgjidhni të përshtatshmet dhe kombinojini me një këmishë.
  7. Zgjidhni sandale lëkure dhe eliminoni çantat e kashtës në qoftë se jeni duke shkuar në një udhëtim.
  8. Kurrë mos nënvlerësoni thjeshtësinë dhe elegancën e një fustani të zi. /Blitz.al/
Etiketimet
Shperndaje