Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rregulla për të lyer flokët në kushte shtëpie?

Rregulla për të lyer flokët në kushte shtëpie?
June 12
21:27 2016

 

Zakonisht duket shumë e thjeshtë lyerja e flokëve në shtëpi. Por kur shkoni në dyqan dhe shikoni ngjyrat e ndryshme ju mund të zgjidhni ngjyrëne  gabuar. Mos zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë, por një ngjyrë që të përshtatet me tuajën. Sepse duke zgjedhur atë që ju pëlqen mund të zgjidhni ngjyrën e gabuar dhe nuk do të ketë rezultat. Më poshtë do të gjeni disa rregulla për të lyer flokët në shtëpi dhe për të patur rezultatin e dëshiruar.

  1. Mos bëni zgjedhje drastike. Zgjidhni ngjyrat që përshtaten dhe qëndroni vetëm në dy nivele, zgjidhni ose nivelin e errët ose të lehtë. Qëndroni sa më afër ngjyrës natyrale.
  2. Zgjidhni tonin e duhur. Përveç ngjyrës duhet të zgjidhni tonin që përshtate me lëkurën tuaj sepse jo të gjitha ngjyrat mund t’ju shkojnë.
  3. Sigurohuni që të keni të gjitha mjetet e duhura siç janë dorezat, furça, boja, tasi. Sigurohuni që të krijoni një sallon privat në shtëpinë tuaj.
  4. Mbani rrënjën tuaj të shëndetshme. Më mirë lyejini ombre flokët tuaja dhe mos prekni rrenjën, kështu do të keni një skalp të butë.
  5. Duhet të njihni cilësinë e flokëve tuaj. Nëse flokët janë të dëmtuar dhe të thatë do ta thithin ngjyrën menjëherë.
  6. Kontrollo dhe rikontrollo nuancat. Duhet të kontrolloni nuancat e flokëve përpara se ti lyeni ato, sepse mund ti bëni shumëngjyrëshe flokët tuaj dhe kjo do të jetë një katastrofë.
  7. Pasi të keni lyer flokët në dush përdorni një maskë hidratimi për të patur flokët sa më të shëndetshëm dhe me shkëlqim.
Komento
Etiketimet
Shperndaje