Rregulla grimi për sy të shëndetshëm dhe të mrekullueshëm

Grimi është shumë i rëndësishëm për vajzat. Sytë janë një pjesë shumë e rëndësishme dhe duan një grim shumë të kujdesshëm. Grimi i syve thekson bukurinë dhe ju bën të jeni të mrekullueshme. Por duhet të siguroheni që ta vini grimin në mënyrën e duhur pasi është i rrezikshëm. Më poshtë do të gjeni disa prej rregullave që duhet të dini për grimin e syve.
- Mos lyeni sytë kur jeni në lëvizje
Kur lyeni sytë, për shembull në makinë ose duke ecur mund të vriteni me penelin ose lapsin dhe nga lëndimi rritet rreziku për infektimin e syrit.
- Kontrolloni datat e skadimit
Produktet kozmetike të skaduara përhapin baktere në sytë tuaj. Duhet të jeni të kujdesshëm dhe të shikoni datën e skadimit.
- Mos përdorni të njëjtat produkte me të tjerët
Duke përdorur të njëjtat produkte me shoqen apo motrën tuaj mund të përhapen mikrobe dhe të krijohen infeksione në sy.
- Mos flini me grim
Fërkimi i fytyrës dhe syve tuaj me jastëkun ju shkakton infeksione dhe për këtë arsye duhet të lani fytyrën përpara se të shkoni në shtrat.
- Pastroni furçat
Furçat e kozmetikës marrin shumë baktere kështu që duhet t’i lani ato me shampo fëmijësh një herë në dy javë.
- Mos aplikoni penel në vijën afër qerpikëve
Afër qerpikëve është një vijë e lagësht dhe nuk duhet të lyhet pasi mund të bllokoni gjëndrat. Bllokimi i gjëndrave sjell inflamacione dhe infeksione në qepallat e syrit.