Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Roza Lati dhe Kida ju japin idenë më të veçantë për stilimin e flokëve këtë verë!

Roza Lati dhe Kida ju japin idenë më të veçantë për stilimin e flokëve këtë verë!
July 06
19:08 2019

Vera zyrtarisht ka ardhur dhe është koha më e mirë për të eksperimentuar në veshje apo stilimin e flokëve. Dhe mos shkoni shumë larg për të gjetur trendet e reja apo frymëzim. Vajzat shqiptare gjithnjë janë dalluar për stilin e tyre të veçantë.

Dhe sugjerimi i radhës është: gërsheta afrikane. Roza Lati disa javë më parë na tregoi ndryshimin e saj, që në fakt përkon dhe me fillimin e xhirimeve të emisionit të saj të ri “Bukë me vete”.

Ndërkohë, ditën e sotme Kida ndau disa foto në Instagram ku tregoi gërshetat e saj të reja.

Është një zgjedhje mjaft e veçantë dhe praktike, që ju lejon të mos shqetësoheni çdo ditë për stilimin e tyre. Më poshtë keni dhe disa shembuj nga personazhet e njohur në botë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje