Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna sapo na tregoi recetën e ‘makeup’-it për një pamje flirtuese si ajo në këtë foto

Rihanna sapo na tregoi recetën e ‘makeup’-it për një pamje flirtuese si ajo në këtë foto
May 31
13:40 2018

Në kategoritë e makeup-it, kudo në botë, çdo ditë e më shumë po bëhet gjithmonë më i famshëm, ai që quhet rëndom “makeup-it flirtues” (i cili për hir të së vërtetën tani në verë është edhe më i rëndësishëm duke qenë se vetë stina të lejon të jesh edhe më provokuese)

Atëherë fillimisht duhet të dini që makeup-i flirtues ka nevoj për shumë pak produkte: “primer”, një buzëkuq mat (për t’i lënë atij të kuptojë se s’mund t’ju puth që natën e parë sepse ju tashmë e keni ngjitur buzëkuqin tuaj në lëkurë) i cili sigurisht duhet të ketë një ngjyrë të ndezur dhe ‘highlight’ në zonat krysore të fytyrës.

Megjithatë, Rihanna, mjeshtre e provokimit, ka treguar se ka një sekret përsa i përket makeup-it flirtues që pak vajza e dinë. Ju duhet të vendosni ‘highlighter’ edhe në pejsën e veshëve sipër, në mënyrë që ato të shkëlqejnë njësoj si hunda dhe mjekra juaj.

Kur jeni duke flirtuar, e sigurtë që në një moment ose tjetër, do të ngacmoni flokët tuaj duke i çuar nga një sup në tjetrin. Pikërisht në këtë moment juve ju duhet të veshët të japin efektin e magjishëm të shkëlqimit.

Besojeni Rihanna-n, mashkulli me të cilin po flirtoni thjesht do fiksohet më shumë me juve pas kësaj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje