Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Personazhet e famshme ju tregojnë modelet më “in” të flokëve. Provojini!

Personazhet e famshme ju tregojnë modelet më “in” të flokëve. Provojini!
January 25
16:16 2018

Kur keni flokë të gjatë, mund të zgjidhni çdo model që dëshironi. Ndonjëherë edhe floku i gjatë bëhet i mërzitshëm pasi i mbani në të njëjtin model.

Por për tu larguar nga kjo rutinë, disa prej personazheve të famshmenë Hollyëood u tregojnë disa prej modeleve më “in” të flokëve që do tu bëjnë të dukeni shumë ndryshe.

Olivlia Munn

Flokë të drejtë dhe shkëlqim janë konsideruar si një model klasik.

Chloë Grace Moretz

 Shiritat e zinj në flokë kanë qenë të preferuarit e personazheve në tapetin e kuq. Mund të përdorni një shirit satëni.

Emily Ratajkowski

Onde të buta dhe flokët e ndara me një vizë të thellë. Futini flokët pas veshit dhe kalojini mbrapa.

Dakota Johnson

Një bisht i çrregullt dhe i lirshëm me gjysmat e flokëve, pjesën tjetër mund ta bëni me onde dhe do të dukeni shumë bukur në një darkë apo takim.

Kerry Washington

Përdorni nëj llak me volum në rrënjën e flokëve për tu dhënë ondeve volum. Ky model jep iluzionin e flokëve më të plotë.

Hailey Baldwin

Ju pëlqen ose jo por lidhëset e flokëve me ngjyrë  janë rikthyer sërish e mund ti kombinoni me veshjen tuaj.

Alexandra Breckenridge

3 gërshetat ose ndryshe trekëndëshi i Bermudës në flokët tuaj, janë një zgjedhje perfekte. I ndan flokët në tre pjesë dhe i bashkon sërish në fund.

Madeline Brewer

Një trend i viteve 80’ i cili ishte mjaft i pëlqyer në tapetin e kuq. Kalon flokët tuaja në pjesën mbrapa dhe krihini ato. Përdorni karfica dhe llak për ti fiksuar./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje