Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Lorit dhe Jonidës, edhe Bora Zemani zgjodhi të vishte këto sandale!

Pas Lorit dhe Jonidës, edhe Bora Zemani zgjodhi të vishte këto sandale!
July 20
18:31 2019

Pak muaj më parë, ju prezantuam me sandalet stil që dy prej vajzave ikonë të modës në Shqipëri kishin zgjedhur t’i bënin pjesë të tyren. Lori Hoxha dhe Jonida Maliqi u shfaqën të veshura me sandalet $1,295 të Gianvito Rossi, duke i kombinuar sipas mënyrës së tyre.

Lori i kishte zgjedhur për natën e ndërrimit të viteve, dhe i kishte kombinuar me një fustan të gjelbër të së njëjtës ngjyrë.

Ndërkohë Jonida i zgjodhi për daljen e saj televizve në “Xing me Ermalin” dhe i kishte kombinuar me një fustan të zi me lule e motive ekzotike.

Por trendi mbetet, pasi këtë puntatë të “3shat”, moderatorja Bora Zemani kishte bërë të njëjtën zgjedhje për t’i veshur me një fustan pas trupi.

Definitivisht Gianvito Rossi duhet t’i cilësojë këto sandale, një ndër modelet më të suksesshme. Edhe pse “Opera Stiletto” janë pjesë e koleksionit “Pranverë – Verë 2017”, ato vazhdojnë ende të përzgjidhen e të vishen nga personazhet dhe blogeret e njohura. /blitz.al/

Komento
Shperndaje