Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nuk ka më kod veshjeje! Personazhet që sfiduan rregullat në evente javës që shkoi

Nuk ka më kod veshjeje! Personazhet që sfiduan rregullat në evente javës që shkoi
June 10
19:21 2019

Kodet e veshjeve nuk kanë më të njëjtën vlerë si dikur, por disa rastë të veçanta kanë një grup rregullash të pashkruara që duhen respektuar. Të gjithë e dinë si supozohet të vishesh në dasma dhe premiera, por të rrish larg tradicionales është më interesante. Dhe java që shkoi, ju dedikua tërësisht thyerjes së rregullave.

Serena Williams veshi një kostu nga Off White dhe Nike për të manifestuar fuqizimin e grave në “French Open”. Fundi asimetrik dhe me vija tërhoqi vëmendje dhe me siguri Serena e ka ditur ç’po bën.

Në Londër për të promovuar albumin e saj të ri, Miley Cyrus ju rikthye veshjeve “vintage”. Jeleku i saj me motive ishte një kthim pas në qytetet e viteve 60.

Ndërkohë në “Veuve Clicquot Polo Classic”, përballë kombinimeve luksoze dhe kapelave të mëdha Juliane Moore veshi një fustan veror me një xhaketë oversized.

Dhe në dasma, nuk ka më shumë rregulla. Charlotte Casiraghi për shembull zgjodhi një mini fustan në vend të fustanit klasik si princeshë. (Për ju që nuk e dini, Charlotte është vajza e Princeshës së Hanoverit, kështu që nuk ishte një dasmë “e thjeshtë”.)

Për të parë 10 personazhet që sfiduan kodin e veshjes, por shkëlqyen, mjafton të shihni fotot e mëposhtme:

Naomi Campbell në Gucci Resort 2020 show

Zoë Kravitz në  premierën e Big Little Lies 

Sophie Turner në premierën e Dark Phoenix 

Charlotte Casiraghi

Bethann Hardison në Gucci Resort 2020 show

Juliane Moore në 12th Annual Veuve Clicquot Polo Classic

Miley Cyrus

Hanne Gaby Odiele në Alexander Wang Collection 1 show

Bella Hadid në festën e Dior dhe A Magazine Curated By Kim Jones 

Serena Williams


/blitz.al/

Share