Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

North West është vetëm 6 vjeç, por ju jep disa mësime të mira stili!

North West është vetëm 6 vjeç, por ju jep disa mësime të mira stili!
August 12
20:23 2019

Si të përballosh fëmijërinë në një familje që ka çdo minutë të jetës së saj të ekspozuar për publikun? Epo përfito nga e gjithë vëmendja dhe mundësitë dhe bëhu një fashionista. Të paktën këtë ka bërë North West, vajza 6 vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West. Që vite më parë, ajo dallonte për stilin e saj të veçantë, por së fundmi Kim ka ndarë disa foto në Instagram ku tregon krenarinë që ndjen për të bijën.

“Vajza ime North është përfundimisht fashionista! Ajo vjen me mua në dyqanet e copave dhe zgjedh se çfarë i pëlqen dhe në udhëtimin e saj në Japoni e lashë të stilohej vetë. Duhet ta kisha lënë të më stilonte dhe mua. Ajo e dashuron. Po kënaqet dhe unë jam shumë e lumtur që ka kaq shumë shprehi.”- shkruan Kim krahë një kolazhi fotosh të kombinimeve në veshje të North.

Dhe duhet pranuar që kjo vajzë na dha disa mësime të mira stili të gjithave. /Blitz.al/

Share