Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nisur nga Lori Hoxha, si ta shndërroni një shall në rroba banjo?

Nisur nga Lori Hoxha, si ta shndërroni një shall në rroba banjo?
August 31
14:54 2019

Jo më kot Lori Hoxha cilësohet si një ndër vajzat shqiptare më me stil. Të qenit “fashionista” nuk do të thotë vetëm të ndjekësh trendet e fundit e të dish t’i veshësh, por pse jo të prezantosh edhe risi. Dhe e radhës nga Lori është shkëputur nga pushimet e saj në Faraglioni.

Ajo ka postuar një foto, ku në vend të rroba banjove bikini që jemi mësuar të shohim, në pjesën e sipërme ka veshur një shall. E ka lidhur në një mënyrë të shpejtë, e ka kombinuar me pjesën tjetër dhe voila: duket perfekt.

Nisur nga kjo, po ju si mund ta shndërroni një shall në rroba banjo? Në Youtube ka mjaft video tutorials që ju shpjegojnë si mund ta bëni. Nuk duhet as qepje e as gërshërë, thjesht teknika të veçanta të lidhjes së shallit, të cilat mund t’i shihni dhe në videon e mëposhtme.

/Blitz.al/

Share