Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse po kërkoni stilist mos shkoni larg. Babai është zgjedhja ideale!

April 12
17:34 2016

dita 1

dita 1
Picture 1 of 6

Nëse të duhet të shkosh në një ndeshje futbolli apo të cdo sporti, ky ishte kombinimi i duhur, sipas babit të Casey-it.

Marrëdhënia me prindërit është thelbësore në çdo periudhë të jetës, sidomos në adoleshencë apo gjithë periudhën nga lindja deri sa largohesh për të filluar jetën e një të rrituri. Për meshkujt thuhet se janë të lidhur fort me nënën e tyre, ndërsa femrat me baballarët. Po ju rrëfejmë një histori gazmore që një vajze me emrin Casey i ka ndodhur me të atin e saj.

“Ç’kemi! Unë jam Casey dhe këto janë gjërat që vesh zakonisht në përditshmërinë time: pantallona të zakonshme, bluza me ngjyra  dhe çizmet e mia të zeza të cilat ende nuk kanë asnjë vrimë, pavarësisht përdorimit.  Por që në momentin që unë grabis xhinset dhe i mbaj veshur 24 orë në 7 ditë të javës, e ndiej që kofshët nuk ndihen edhe aq rehat. Ndaj vendosa se duhej të filloja të kombinoja veshjet. Dhe kush mund të më sugjerojë më mirë mbi veshjet sesa ai që ka ditur të më veshë edhe kur nuk mundja, babai im!

Ju prezantoj babin tim, Marty, i cili më njeh prej 25 vitesh dhe i ka parë të gjitha fazat e veshjes sime. Për shkak të mospërfshirjes së tij në “zgjedhjet e mia të jetës”  jam e interesuar të di se si ai më shikon dhe çfarë mendon se më shkon më shumë. Edhe në rastet kur dal me miqtë apo dhe nëse duhet të takoj presidentin, jam gjithnjë e veshur me të njëjtat rrobat, ndaj këtë herë vendosa të merrja opinionin e tij. Nuk e di se si do të më veshë në fund me gjërat që do arrijë të kombinojë, por di që do të argëtohemi. Rregullat që duhen ndjekur:

  1. Do e lë babin të më zgjedhë rrobat, këpucët dhe modelin e flokëve për pesë ditët në vijim.
  2. Nëse ka diçka që ai mendon se më duhet ta vesh për kombinim dhe unë nuk e kam do e marr borxh te një shoqe apo te mami.
  3. Shumë pak njerëz do ta dinë për eksperimentin.
  4. Nuk do t’i them babit se çfarë mendoj dhe si ka rezultuar eksperimenti deri në përfundim të tij.

Bashkangjitur në galeri, keni 5 veshjet e kombinuara nga babai i saj për 25-vjeçaren. A e fiton babi sfidën sipas jush?

Komento