Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndryshoni mendimin për ngjyrat, edhe ato mund t’ju tregojnë elegante!

Ndryshoni mendimin për ngjyrat, edhe ato mund t’ju tregojnë elegante!
September 22
15:52 2016

Shumë vajza përdorin disa hile për të fshehur përmasat e tyre dhe për t’u dukur elegante. Në shumicën e rasteve femrat zgjedhin ngjyrën e zezë për t’u dukur elegante, por sipas stilistëve mund të kesh të njëjtin efekt edhe në qoftë se vesh ngjyra.

Mund të veshësh ngjyra, por duhet të dish se si t’i veshësh ato dhe me çfarë t’i kombinosh. Në pjesën më të bukur të trupit mund të vishni ngjyra të theksuara dhe defektet mund t’i mbuloni me ngjyra neutrale. Për shembull, nëse dëshironi të nxirrni në pah këmbët vishni një fund me ngjyrë dhe një bluzë me ngjyra neutrale.

Femrat që kanë forma kanë tendencë të veshin ngjyra të errëta, por ngjyrat e errëta mund t’i kombinoni me ngjyra të shndritshme. Përdorni ngjyra të shndritshme sepse nuk keni asnjë arsye për t’i fshehur ato që keni.

Në qoftë se dëshironi të theksoni krahët vishni bluza pa mëngë dhe në qoftë se dëshironi të nxirrni në pah fytyrën, përdorni një palë vëthë të mëdhenj e të shndritshëm./Blitz.al/

Komento
Shperndaje