Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos i bëni asnjëherë këto gabime kur të lani xhinset tuaja!

Mos i bëni asnjëherë këto gabime kur të lani xhinset tuaja!
November 11
16:38 2017

Është e sigurt se xhinset janë ndër veshjet që përdoren më së shumti. Ato mund ti vishni kudo në takime pune, për shëtitje, në shkollë por edhe në club gjithësesi ju duhet të dini të kujdeseni për to.

Ndodh shpeshherë që i prishni xhinset gjatë kohës që i lani, pasi ju nuk dini saktësisht disa truke që janë shumë të rëndësishme. Më poshtë do të shihni disa prej këshillave si ti lani ato pa i prishur:

  1. Duhet ti lani ato pas 5 deri në 10 herë që i keni veshur.
  2. Nëse nuk doni ti lani shpesh atëherë futini ato në uthull me ujë të ftohtë për një orë me më pas lërini të thahen.
  3. Nëse i lani në lavatriçe, kthejini mbrapsht gjatë larjes në mënyrë që të pastrohen pjesët delikate.
  4. Nëse i lani me dorë, vendosni në ujë të ftohtë me detergjent dhe lërini rreth 15 deri në 30 minuta, më pas derdhni ujin dhe përsëriteni këtë proçes edhe dy herë të tjera.
  5. Kur i shtrydhni xhinset me dorë, mos i rrotulloni ato por vetëm shtypini nga sipër për të nxjerr ujin dhe më pas varini të thahen.
  6. Kur i thani xhinset ne lavatriçe sigurohuni që ti thani në nxehtësi të ulët./Blitz.al/
Komento
Shperndaje