Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos anashkaloni këto detaje që prishin veshjen tuaj

Mos anashkaloni këto detaje që prishin veshjen tuaj
December 30
12:15 2016

Shpesh shohim se diçka nuk shkon me veshjen  tonë, por jo gjithmonë e kuptojmë se cila është ajo. Ndonjëherë disa detaje të vogla i japin rëndësi të madhe veshjes tonë ose e prishin komplet atë. Mos u stresoni! Çdo problem e ka një zgjidhje.

  1. Ju keni shenja nga varësja e rrobave te supet e bluzës

Mjaft me këtë tani! Ju nuk duhet të përdorni varëse rrobash plastike sepse ato mund të prishin rrobat tuaja.

  1. Ju dalin rripat ku varet bluza

Kjo është shumë e sikletshme.  Kështu që do t’ju duhet t’i prisni ato.

  1. A shkon ky rrip me fustanin?

Kur doni të vishni një fustan dhe t’i vini një rrip në mes, duhet të kombinoni rripin sepse jo çdo rrip shkon me çdo lloj fustani.

  1. Ju ka humbur thembra në pjesën e poshtme të këpucës tuaj

Zhurmë e bezdisshme kur ti ecën, tingëllon me ecjen e një kali.  Gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i çoni ato t’i rregulloni dhe të mos i vishni ashtu sepse përveçse e sikletshme për ju është edhe për ata që e dëgjojnë këtë zhurmë.

  1. Kur fijet ku vendoset rripi janë të lira

Nuk do të dukeshin aspak bukur në fustanin tuaj, mund t’i prisni ato dhe në qoftë se ngushtoni rripin, ai mund të qëndrojë edhe pa to.

  1. Xhaketa juaj e re ka të qepur pjesën që duhej të ishte e çarë

Kur blini një xhaketë të re ajo ka pjesën prapa që duhet të shqepet, sepse qepet në fabrikë për të mos krijuar rrudha gjatë qëndrimit dhe transportimit.

  1. Shumë rroba, pak vend

Kur keni shumë rroba dhe pak vend duhet të zgjidhni të mbani vetëm rrobat që përdorni. Rrobat që nuk i vishni kurrë shkaktojnë vetëm rrëmujë dhe ju zënë vend. Duke pasur në dollapin tuaj vetëm rrobat që përdorni do të jetë më e thjeshtë për t’i mbajtur në rregull ato dhe për t’i gjetur lehtësisht.

  1. Ju keni akoma emrin e stilistit në mëngë

Ju mund të keni blerë një xhaketë të shtrenjtë dhe mbani emrin e stilistit të saj në mëngë. Por janë duke u bërë shumë imitime dhe këto imitime u vënë emrin e stilistit për të qenë çdo gjë e organizuar kur t’i transportojnë. Ju mund ta hiqni sepse një veshje e një stilisti dallon nga qepjet dhe nuk është nevoja të mbajë emrin e tij.

Shperndaje