Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modeli perfekt i flokëve sipas formës së fytyrës

Modeli perfekt i flokëve sipas formës së fytyrës
February 06
17:25 2017

Herë pas here vajzat dëshirojnë të ndryshojnë modelet e flokëve. Por para se ta bëjnë këtë, parukieri i tyre duhet t’u tregojë se cilat janë disa prej modeleve të flokëve që u shkojnë me formën e fytyrës.

Për t’u dukur mirë duhet të zgjidhni modelin që t’ju shkojë me formën e fytyrës dhe kjo është një zgjedhje vërtet komplekse. Më poshtë do të shihni disa prej modeleve të flokëve që duhet të zgjidhni duke u bazuar në formën tuaj të fytyrës.

Në qoftë se keni një fytyrë rrumbullake:

Çfarë duhet të zgjidhni?

Flokët e shkallëzuara shkojnë me fytyrën rrumbullake, sepse pjesa para i jep një prerje fytyrës suaj. Duhet të keni parasysh t’i krihni flokët me furçë nga brenda.

Çfarë nuk duhet të zgjidhni?

Flokët me prerje rrumbullake janë zgjedhja e gabuar, sepse do të nxjerrin në pah disa pjesë të fytyrës që ju duhet t’i mbuloni.

Në qoftë se keni fytyrë katrore

Çfarë duhet të zgjidhni?

Prijini flokët në mënyrë që të fshihni sa më shumë këndet e fytyrës dhe mbajini prapa duke mos i pasur në kontakt me fytyrën.

Çfarë nuk duhet të zgjidhni?

Mos i prisni flokët drejt deri te supet, sepse ky model do të theksojë më tepër formën këndore të fytyrës tuaj.

Në qoftë se keni fytyrë në formë ovale

Çfarë duhet të zgjidhni?

Prijini flokët rrumbullak, është zgjedhja perfekte.

Çfarë nuk duhet të zgjidhni?

Mos i mbani flokët të gjatë, sepse do ta theksojnë më shumë formën tuaj të fytyrës.

Në qoftë se e keni fytyrën të gjatë

Çfarë duhet të zgjidhni?

Krihini flokët në njërën anë dhe mbajini të valëzuar ose me onde jo të drejta.

Çfarë nuk duhet të zgjidhni?

Mos i mbani flokët shumë të gjatë dhe mos i bëni me vijë në mes, sepse ajo e zgjat më shumë fytyrën tuaj.

Në qoftë se e keni fytyrën në formë zemre

Çfarë duhet të zgjidhni?

Zgjidhni prerjen deri te supet, duke i dhënë volum pjesës së poshtme të flokëve

Çfarë nuk duhet të zgjidhni?

Mos bëni prerje të theksuara flokësh në mënyrë që të nxirrni në pah pjesën e poshtme të ngushtë të fytyrës tuaj.

Në qoftë se keni fytyrë në formë trekëndëshi

Çfarë duhet të zgjidhni?

Pritini flokët me baluke dhe të shkurtër për të mbuluar defektet e fytyrës.

Çfarë nuk duhet të zgjidhni?

Flokët e shkurtër pa baluke./Blitz.al/

Komento
Shperndaje