Blitz

 Breaking News

Mes politikës dhe seksualitetit, ja cfarë propozoi Londra gjatë javës së modës!

Mes politikës dhe seksualitetit, ja cfarë propozoi Londra gjatë javës së modës!
September 22
09:30 2018

Nga Servio Avdyli

VICTORIA BECKHAM

Edhe këtë herë Victoria na kujtoi sa shumë i do fustanet asimetrike, gjysmë-golfet, pantallonat tub dhe T-shirt-et që së bashku me xhaketat oversize, bëjnë look-un perfekt ‘cocktail pas pune.

FASHION EAST

Katër artistë të rinj sollën koleksionet e tyre për Fashion East me motivin për të sfiduar të gjitha paragjykimet seksuale dhe politikën e dobët që bën shoqëria e internetit për bukurinë standarde.

CHRISTOPHER KANE

Pas gjithë aludimeve per përdorimin e c-string në linjën e tij këtë sezon, përsëri Kane ka sjellë në vëmëndje seksualitetin si pjesë e natyrës njerëzore. Materialet e tylit (si gjithmonë në ngjyrë të kuqe dhe të zezë) shkrihen fare mirë me printet domethënëse dhe gurët e çmuar.

MATTY BOVAN

Veçantia e këtij koleksioni ishin padyshim ngjyrat elektrizuese, përzierja e teksturave, mesazhet e printuara dhe aksesorët e komplikuar të kokës.

PORTS 1961

Materiale të linjta, këmisha oversize, thekë, lidhëse dhe mbi të gjitha një larmi xhaketash pranverore u propozuan nga Ports gjatë javës së modës në Londër.

REJINA PYO

Ajo që Rejina Pyo di të bëjë më së miri është të sjellë versionin tropikal të stilit tipik londinez; kaotik në dukje, sublim në përmbajtje.

SIMONE ROCHA

Në këtë koleksion të Simone Rocha, portretet viktoriane u zmadhuan në të gjithë veshjet e mbuluara me dantella, u luajt me teksturat florale dhe u risollën mjeshtërisht mëngët e fryrë dhe jakët e ekzagjeruara.

MARY KATRANTZOU

Mary Katrantzou e festoi përvjetorin e 10-të midis një shisheje parfumi, një kutie bizhuterish dhe një shandani për qirinj, ku mbi të gjitha u nderua nga kritikët si mbretëresha e printeve (këtë here tre-dimensionale).

JW ANDERSON

Teknika e makramesë, xhinset e gjera, shamitë e kokës, mëngët e fryrë dhe aksesorët bohemianë ishin vetëm pak nga ato që Anderson propozoi për vitin e ardhshëm.

ERDEM

“Ndihuni të lirë duke u fshehur” ishte ideja kryesore e Erdem Moralioglu i cili përtej luleve të egra, dantellave dhe kostumeve me prerje perfekte, fuqizoi dimensionet gjinore duke përfshirë edhe modelë meshkuj në sfilatën e tij./Blitz.al/

Share