Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Me të zeza, me të zeza veshur o…” Personazhet që nuk i ndahen kurrë kësaj ngjyre!

“Me të zeza, me të zeza veshur o…” Personazhet që nuk i ndahen kurrë kësaj ngjyre!
September 18
16:00 2018

Ngjyra e zeza është ngjyra që nuk del kurrë nga moda, ose e thënë ndryshe ajo nuk vdes kurrë!

Të gjithë njerëzit zgjedhin veshjet e zeza sepse përveç se ju tregojnë në një formë të mirë, mund të vishen për çdo lloj rasti.

Çdo vit njihemi me tendencat e ndryshme të modës, ku pjesë e tyre janë dhe ngjyrat. Siç të gjithë e dimë veç shumë ngjyrash që stilistët  rekomandojnë çdo sezon, e zeza është pjesë e tyre.

Disa preferojnë të mos e veshin të zezën sepse sipas tyre ajo sjell ters, por për disa të tjerë ajo është një ngjyrë e pandashme nga garderoba.

E zezë në mëngjes, e zezë për drekë, e zezë për darkë, e zezë për festë: le të “na mbytë” e zeza.

Sigurisht që edhe shumë personazhe të njohur janë ndjekës të tendencave të modës, por veç kësaj disa prej tyre pavarësisht çdo ngjyra kanë zgjedhur ti qëndrojnë besnik të zezës. Kjo nuk do të thotë se nuk veshin ngjyra të tjera, por thjesht e zeza është më tepër mbizotëruese në fotot e tyre në Instagram.

Dafina Zeqiri

Filloreta Raçi

Zanfina Ismajli

Hueyda El Saied

Bora Zemani

Gjithashtu nuk mund të anashkalonim as djemtë e showbizzit shqiptar ë cilë nuk i ndahen të zezës janë veçanërisht rockerët, pasi këngëtarët e tjerë kanë filluar të eksperimentojnë me ngjyrat.

Eugent Bushpepa

Bojken Lako

Share