Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky është aksesori që po çmend fashion-istet shqiptare

Ky është aksesori që po çmend fashion-istet shqiptare
October 27
19:28 2016

Të gjithëve na pëlqen të jemi sa më koherent me modën e duhet thënë se aksesorët janë ndër detajet më të rëndësishme kur vjen puna te kombinimi.

Këtë sezon, mesa duket, shajet në formë pelushi janë aksesorët më “in” të momentit, kështu që mos u çudisni nëse i shihni ngado. Jo vetëm njerëzit e zakonshëm, por edhe personazhet e njohur për publikun janë bërë pjesë e këtij trendi të ri. E para që është shfaqur me një shall të gjatë në ngjyrë rozë ka qenë Tuna Sejdiu në klipin e saj “Pardon”. Koreografja Risejda Sejdia gjithashtu e ka shallin një aksesor të rëndësishëm të gardërobës së saj. Venera Lumanin, Elena Likën dhe Angelina Kotorrin i bën bashkë jo vetëm aksesori, por edhe mënyra se si e kanë vënë. Shihni fotografitë që personazhet publike kanë postuar në rrjete sociale./Blitz.al/

 

tunavenera-lumaniangelina elena-lika riselda-sejdiu

Komento
Shperndaje