Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kurorat me lule do të jenë jashtë mode! Ja trendi i kurorave që do t’i çmendë të gjithë…

July 28
16:07 2016

...

Një vajzë e re nga Melburni i Australisë, Chelsea Shiels, ka gjetur një shpikje të re që ka lidhje me kurorat e flokëve dhe shumë shpejt ideja e saj u përhap në rrjetet sociale, duke e kthyer në një trend të ri. Në vend të kurorave me lule ajo ka vendosur të krijojë kurora me gurë, guaska deti dhe aksesorë si perlat.

Ajo ka thënë për “Cosmopolitan” se dashuria e saj për guaskat ka lindur kur nisi të kopjonte personazhin e preferuar vizatimor, sirenën Ariel. Shiels gjithashtu ka treguar se ka një lidhje të pashpjegueshme me detin dhe rërën, elemente që e bëjnë edhe më origjinale punën e saj.

E bukura e këtyre kurorave qëndron në faktin se asnjëra prej tyre nuk mund të jetë njëlloj me tjetrën pasi gurët dhe guaskat janë gjithnjë të ndryshme.

Nëpërmjet galerisë ndiqni disa prej punëve të saj më të mira… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje