Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kritikët bien dakord: Këto ishin veshjet më të mira që parakaluan në Tapetin e Kuq të “Oscars 2018”!

Kritikët bien dakord: Këto ishin veshjet më të mira që parakaluan në Tapetin e Kuq të “Oscars 2018”!
March 05
10:38 2018

U mbajt dje në mbrëmje ceremonia e 90-të e ndarjes së çmimeve Oscars. Por siç e dimë, në këtë event të madh, përpos fituesve dhe të gjitha lajmeve që prodhohen mbi kinematografinë një vend shumë të rëndësishëm zë edhe Tapeti i Kuq në të cilin kalojnë të gjithë yjet të kuruar deri në detaje e me kombinime nga më të shtrenjtat.

Sigurisht që përsa i përket modës, lihet gjithnjë vend për interpretime dhe gjykim subjektiv, ama “Vogue” ka përmbledhur mendimet e disa prej kritikëve më të mirë të modës dhe “fashion”-it duke listuar të veshurit më mirë sipas tyre.

  1. Saoirse Roanan veshur nga Calvin Klein, këpucët Christian Louboutin dhe bizhutë Cartier.

  1. Danai Gurira e veshur me Gabriela Hearst dhe bizhutë Messika.

  1. Margot Robbie e veshur me Chanel Haute Couture

  1. Emily Blunt e veshur me Schiaparelli Haute Couture dhe bizhu Chopard.

  1. Sally Haëkins e veshur me Armani Prive dhe bizhu Chopard

  1. Jennifer Lawrence e veshur me Christian Dior.

  1. Greta Grewig e veshur nga Rodarte dhe bizhu Tiffany & Co.

  1. Lupita Nyong e veshur me Atelier Versace, këpucë Alexandre Birman, bizhu Niëaka dhe çantë Versace.

  1. Zendaya e veshur me Giambattista Valli Haute Couture, këpucë Brian Atwood dhe bizhu Bulgari.

  1. Meryl Streep e veshur me Christian Dior Haute Couture, këpucë Stuart Witzman, bizhu Fred Leighton dhe çantë Christian Louboutin.

  1. Nicole Kidman e veshur me Armani Prive, këpucë Christian Louboutin dhe bizhu Harry Winston.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje