Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kombinimi i guximshëm i pranverës, vajzat shqiptare veshën këto dy ngjyra!

Kombinimi i guximshëm i pranverës, vajzat shqiptare veshën këto dy ngjyra!
April 18
17:49 2019

Trendet gjithnjë duan guxim për t’u veshur. Këto dy ngjyra nuk i mendojmë dot bashkë, por kombinimet e kësaj pranvere na kanë bërë të kuptojmë që shkojnë goxha. Bëhet fjalë për rozën dhe të kuqen. Si gjithnjë ne e kemi kapur trendin në fillimet e tij, dhe personazhet e parë shqiptarë që e kanë veshur për këtë sezon janë Fatma Haxhialiu dhe blogerja, Anxhelina Kotorri.

Fatma kishte zgjedhur ta kombinonte në formën e kostumit, ku dhe xhaketa e kuqe kishte kopsat me ngjyrë rozë.

Ndërkohë Anxhelina që gjithnjë është dalluar për stilin e saj të veçantë, na ka prezantuar dy mënyra si ta veshim.


Por nuk është e nevojshme që pjesët kryesore të veshjes të jenë me këto dy ngjyra. Mund të zgjidhni një fustan me nuancë më të hapur të rozës dhe ta kombinoni me çizme dhe çantë të kuqe si Fiori Dardha, apo të shtoni thjesht një element si kapelja në rastin e Evi Reçit, apo këpucët si Stela Sallaku apo Xhesika Berberi.
/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje