Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koleksioni më i ri i të brendshmeve në të gjitha nuancat e nudos

Koleksioni më i ri i të brendshmeve në të gjitha nuancat e nudos
May 24
19:39 2016

Kohët e fundit ka pasur një ripërcaktim për nuancat e ngjyrës nude. Christian Louboutin ka zgjeruar koleksionin e këpucëve në nuancat e nudos. Balerinët kanë dalë në skenë me koleksionet e tyre të getave dhe këpucëve të baletit me nuanca të ndryshme të nudos. Dhe së fundmi,  marka e njohur e të brendshmeve, “Naja”, ka sjellë koleksionin më të kërkuar të mbathjeve dhe reçipetave. Këto koleksione ajo i ka quajtur  “Nude për të gjithë” dhe përfshin shtatë nuancat që u përshtaten të gjitha femrave.

Për të krijuar 7 nuancat, “Girald” ka blerë çdo ton bazë dhe ka zgjedhur fillimisht 23 ngjyra, 7 prej të cilave rezultuan nuancat sipas ngjyrës së trupit. Për këtë fushatë nuk u zgjodhën modele, por femra të thjeshta. Ajo zgjodhi  femrat dhe, sipas tyre, përshtati nuancat e nudos.

Çmimet janë të arsyeshme. Reçipetat kushtojnë 52 $ dhe mbathjet variojnë nga 18,20 dhe 22 $. “Girald” është shumë e gëzuar që arriti të bënte një fushatë ndryshe nga firmat e tjera, të cilat kërkojnë të zbulojnë sa më shumë nuanca të ngjyrave.

gallery-1464027737-037-wallscape-bedfordweb-najaco

Komento
Etiketimet
Shperndaje