Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto veshje nuk janë aspak komode për në aeroporte. Ja çfarë nuk duhet të vishni

Këto veshje nuk janë aspak komode për në aeroporte. Ja çfarë nuk duhet të vishni
March 02
12:17 2017

Shohim njerëz që udhëtojnë çdo ditë, madje aeroportet janë bërë si shtëpitë e tyre. Por para se të niseni për një udhëtim duhet të visheni komodë në mënyrë që udhëtimi juaj të lehtësohet.

Nuk jeni në pasarelë, por në aeroport kështu që zgjidhni veshjet që ndiheni më rehat. Më poshtë do të gjeni disa prej veshjeve që nuk duhet t’i vishni kur udhëtoni me avion.

Fundet ose fustanet e gjatë nuk janë një ide e mirë, sepse policët do të kontrollojnë në qoftë se ke fshehur diçka nën fund.

Karficat e flokëve do të aktivizojnë dedektorin e alarmit për metale.

Pantallonat me shumë xhepa do të aktivizojnë alarmin sepse mund të ketë ngelur ndonjë monedhë në ndonjë cep.

Varëset dhe byzylykët e metalit do të riaktivizojnë alarmin, kështu që kursejani vetes këto vonesa./Blitz.al/

Komento
Shperndaje