Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Këshillat e bukurisë që nënat u dhanë vajzave të famshme, ja vlejnë ti provoni!

Këshillat  e bukurisë që nënat u dhanë vajzave të famshme, ja vlejnë ti provoni!
August 07
12:29 2018

Ne mendojmë se vajzave të njohur u qëndrojnë parukierët tek koka nga mëngjesi në darkë, por veç kësaj duhet të kemi parasysh se bukuria e tyre ka filluar që teksa kanë qenë të reja. Dhe kanë qenë pikërisht nënat e tyre që i kanë këshilluar sit ë kujdeseshin për pamjen e tyre.

Më poshtë do të shihni disa prej këshillave të bukurisë që nënat u kanë dhënë vajzave të famshme:

Jessica Alba njihet si mbretëresha e pamjes natyrale. Që kur ka qenë adoleshente nëna e saj i ka dhënë tre këshilla thelbësore: 1. Duhet të lash fytyrën çdo natë para se të shkosh për të fjetur. 2. Mos dil asnjëherë pa vendosur krem dielli. 3. Së fundmi, pastroje lehtësisht fytyrën dhe mos përdor forcë veçanërisht në pjesën e syve.

Jessica alba

Blake Lively ka thënë se nëna e saj përdorte majonezë si maskë flokësh, e aplikon atë nga mesi i flokëve dhe poshtë. Majnoeza përmbaj vezë, lëng limoni dhe uthull të cilat ndikojnë në rritjen dhe shkëlqimin e flokëve.

Blake lively

Kendall Jenner ka mësuar nga Kriss Jenner se nuk duhet ta prekë asnjëherë me duar fytyrën e saj, në mënyrë që të mos ngjitim bakteret që mund të kemi nëpër duar.

Kendall jenner

Priyanka Chopra na ka zbuluar scrubin më të mirë për buzët: një lugë çaji kripë, disa pika ujë dhe glicerinë perimesh, pasi krijohet masa, u bën masazh buzëve dhe më pas i lan me ujë të ngrohtë.

Priyanka chopra

Ciara ka treguar se nëna e saj nuk i jepte shumë këshilla, por i jepte rëndësi një buzëkuqi. Të gjithë e dimë se buzët e kuqe të tregojnë mjaft seksi kështu që vendos të kuqen në buzë dhe çdo gjë do të shkojë në rregull./Blitz.al/

Ciara

Share