Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Këshilla për vajzat me trupa të vegjël për t’u dukur më të gjata

Këshilla për vajzat me trupa të vegjël për t’u dukur më të gjata
April 19
08:17 2017

Nëse keni konstrukt të vogël keni një avantazh të madh: ju gjithmonë do të dukeni më të vogla në moshë, sado vite të kalojnë. Megjithatë, përtej kësaj, diçka që i mundon gjithmonë vajzat me trup të vogël është fakti se ato duken të shkurtra. Problemi qëndron gjithmonë te veshjet. Nëse ju zgjidhni ato të duhurat, duke i përshtatur siç duhet me trupin tuaj do të ngjani shumë më mirë. Ne sot do t’ju japim disa këshilla të vogla për t’ju ndihmuar.

– Mos vishni asnjëherë bluza të gjata ose nëse i vishni sigurohuni që i fusni poshtë fundit tuaj, sepse kështu do të dukeni më të gjata. Bëjini flokët topuz për të rritur disa cm.

-Mos vendosni rrip te fustanet sepse ashtu do të bëhet shumë e lehtë nga njerëzit të shikojnë gjatësinë reale të trupit tuaj, sidomos kur këmbët nuk i keni shumë të gjata.

– Asnjëherë xhaketa të gjata! Sepse kështu dukeni sikur jeni futur në një thes.

– Nëse preferoni palltot, blini nga ato të cilat shkojnë deri në fund të këmbëve sepse kështu do të dukeni më të gjata.

– Përpiquni që gjithmonë të nxirrni në pah belin, sepse nëse vishni rroba të cilat janë masë më e madhe do të dukeni edhe më e vogël nga sa jeni.

– Zgjidhni gjithmonë xhinset me bel të lartë dhe një bluzë ku ju del pak barku, në mënyrë që të jepni idenë e një trupi të gjatë.

 

/Blitz.al/

Share