Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këshilla mode prej 5 bloggere-ve shqiptare

June 02
21:22 2016

Irena Kita

Irena Kita
Picture 1 of 5

Jemi shumë afër stinës së verës dhe fantazia e kombinimit të veshjeve sa vjen e pasurohet në këto ditë të nxehta të fillimit të qershorit. Tendencat e këtij sezoni na janë ofruar me kohë dhe tani na mbetet t’i vëmë në jetë. Një nga tendencat e pranishme në shumë koleksione ngelet tartani. Edhe pse mund të konsiderohet si trend dimëror, ai qëndron shumë bukur në këtë sezon i sjellë në formën e këmishëve apo fustaneve. Gjithashtu, grija metalike është një "must" për këtë sezon. Metalikja, siç e pamë, karakterizoi javën e modës në Milano. Pantallonat "culotte" janë gjithashtu të pranishme në çdo koleksion, rrinë mrekullisht dhe janë shumë të lehta për t’i kombinuar. Lulet janë të pranishme në çdo veshje, duke e bërë atë sa më të këndshme dhe të gëzueshme. Rikthimi i palave vjen shumë bukur dhe femërore me anë të fundeve dhe pantallonave. Dhe për sa u përket këtyre të fundit, ato do t’i gjejmë edhe në versionin "skinny" deri te kyçi i këmbës, më shumë në xhins. Më e rëndësishmja nga këto trende është që ato të jenë në harmoni të plotë me format e trupit dhe të përshtatshme për eventet e ndryshme të ditës. Në këtë mënyrë do dukemi bukur, pastër dhe verore me veten dhe me ata që na rrethojnë.

Vera po vjen dhe bashkë me verën po vijnë edhe trendet e reja. Çdo ditë shohim në pasarela mode, dyqane dhe faqe online veshje pa fund, që na e “bëjnë me sy” për t’i blerë. E megjithatë, pavarësisht dëshirës për t’i pasur të gjitha, sërish qëndron dilema se çfarë duhet të blejmë dhe si të vishemi, duke u bazuar te trendet më  “in” të sezonit. Dëshironi të dini se cilat janë ato?  Blitz.al ka kontaktuar me disa prej bloggere-ve me stilin më të veçantë në Shqipëri dhe Kosovë për t’u ardhur në ndihmë të gjitha vajzave të apasionuara pas modës.  Irena Kita, Estela Ujka, Anxhelina Kotorri (Angelinas.Ibook), Rina Berdynaj dhe Marigona Nila (Ninna’s blog) kanë dhënë disa këshilla për trendet më të pëlqyera dhe më “in” për këtë sezon. Shfletoni galerinë për të lexuar këto këshilla dhe nxitoni të blini veshjet e reja të sezonit, sepse pas kësaj nuk do të keni më probleme për përzgjedhjet e verës 2016.

Komento