Blitz

 Breaking News

Ju rikujtojmë veshjet më ikonike ndër vite nga MTV Video Music Awards!

Ju rikujtojmë veshjet më ikonike ndër vite nga MTV Video Music Awards!
August 20
20:29 2019

Ceremonia më e madhe e çmimeve për projektet muzikore, MTV Music Awards do të zhvillohet së shpejti në New Jersey. Dhe teksa presim paradën dhe listën e veshjeve më të mira e më të këqija të këtij viti, bashkë me “Cosmopolitan” rikujtojmë veshjet më ikonike të VMA që nga 1984 e deri më sot.

Fustani i bardhë i Madonnës, 1984

Në edicionin e parë të organizuar, Madonna veshi këtë fustan “nusërie” sipas stilit të saj me një rrip “Boy Toy”

Xhaketa e lëkurës e Tina Turner, 1986

Tina fitoi një çmim në 1986, dhe veshja e saj ishte kjo: xhaketë e zezë lëkure, fund lëkure i zi dhe një bluzë të verdhë.

Veshja transparente e Cher, 1987

Cher ka veshur shpesh fustane transparente, por ky i vitit 1987 me forma gjeometrike dhe një bisht të fryrë do mbahet gjithnjë mend.

Kombinimi i të kuqes me të bardhën i Prince, 1991

Prince veshi pantallona të gjera të kuqe dhe një xhaketë pa mëngë, me një këmishë të bardhë.

Minifundi i Sandra Bullock në 1994

Sandra vendosi të veshë këtë kostum shndritës me minifund në 1994.

“Kombinimet që s’kanë pikë lidhje me njëra-tjetrën” të Spice Girls në 1997

Nëse do i kishe parë këto vajza veç e veç nuk do e mendoje kurrë se janë pjesë e së njëjtit grup dhe performojnë bashkë të njëjtën këngë. (P.s Victoria duket që do kthehej në ikonë mode)

Kombinimet e lëkurës të Destiny’s Child, 2000

Ja ku hymë dhe në vitet 2000 me kostumet e zeza të lëkurës.

Veshja e Britney Spears inspiruar nga Madonna

Ju ngjason pak me veshjen e parë në kërë artikull? Edhe neve!

Aksesori i kokës së Jennifer Lopez

Një fustan me xixa dhe me mëngë të fryra, xhinse dhe një aksesor për të mbledhur flokët… diva J. Lo në 2006.

/Blitz.al/

Share