Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju prezantojmë sandalet stil, Jonida Maliqi dhe Lori Hoxha i zgjodhën!

Ju prezantojmë sandalet stil, Jonida Maliqi dhe Lori Hoxha i zgjodhën!
March 17
14:19 2019

E kupton që një veshje apo aksesor është kthyer në trend kur e sheh të vishet masivisht, madje dhe muaj më vonë. Ose ndonjëherë i shohim tek bloggeret e modës dhe personazhet publikë.

Jonida Maliqi dhe Lori Hoxha, të dyja veshën një palë sandale të cilat janë sa stil, aq edhe të veçanta. Gjithashtu na dhanë dhe disa ide si mund t’i kombinojmë.

Lori i kishte zgjedhur për natën e ndërrimit të viteve, dhe i kishte kombinuar me një fustan të gjelbër të së njëjtës ngjyrë.

Ndërkohë Jonida i zgjodhi për daljen e saj të fundit televizve, në “Xing me Ermalin” dhe i kishte kombinuar me një fustan të zi me lule e motive ekzotike.

Sandalet janë të markës Gianvito Rossi, dhe janë pjesë e koleksionit të  10 vjetorit të markës në “Pranverë-verë 2017”. Të quajturat “Opera Stiletto” tashmë kushtojnë plot $1,295. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje