Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jo më “push up”, dekolteja e viteve ’70 rikthehet në modë

May 15
17:46 2016

 

Nëse do i hidhnim një sy daljeve më të fundit në festivalin e Kanës, do të shihnim se po testohet gjithmonë e më tepër pamja e dekoltesë. Vërehet dukshëm se recipetat me push up nuk janë më aq të preferuara dhe një rikthim tek e kaluara është ajo çka stilistët dhe fashionistat e sotëm sjellin.

Modelja Bella Hadid, Lily Donaldson, apo e bukura Doutzen Kroes nuk kanë ngurruar të lënë tutje “mbushjet”, duke u shfaqur sa më natyrale. Edhe aktorja Kristen Stewart, e veshur me të bardha në daljen e saj në Kanë, ra në sy me dekoltenë e vogël.

Zgjedhja e një gjoksi të vogël, natyral dhe pa atë “mbushjen strikte” duket se rikthen lavdinë e të kaluarës në botën e modës. Majfton t’i referohemi kopertinës së muajit të kaluar të Vogue në Spanjë, ku modelet e “Victoria’s Secret” pozuan të veshura me të bardha, ku mes dantellave dallonte dekolteja e “çrregullt”. Pra, vajza, mos u shqetësoni më, gjoksi i vogël dhe dekolteja natyrale janë rikthyer në modë.

Etiketimet
Shperndaje