Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja si të pastrosh dollapin dhe të kuptosh se cilat veshje nuk duhen

Ja si të pastrosh dollapin dhe të kuptosh se cilat veshje nuk duhen
March 23
20:39 2016

Shmangni rrëmujën e padëshirueshme. Përzgjidhni çfarë duhet të mbani në dollapin tuaj dhe çfarë duhej ta kishit hequr prej kohësh.

  1. Veshjet me etiketë

Në qoftë se keni akoma veshje me etiketë në dollapin tuaj do të thotë se nuk i vishni ato për një arsye. Kështu që nuk keni për çfarë t’i mbani në dollap, mund t’i dhuroni ato për bamirësi ose t’i ktheni përsëri në dyqan.

2. Një fustan i vjetër nusërie

Premton se fustanin e nusërisë do ta ruash për vite me radhë. Ai thjesht po ju zë vend. Mund t’ia dhuroni atë një stilisti që ta kthejë në një model  të ri.

3. Çorapet teke

Ne nuk e kuptojmë se si humbin çorapet, Mos vazhdoni të mbani një çorape në dollap me shpresën se do të gjeni tjetrën.

4. Veshjet promovuese

Ju keni fituar një bluzë të një reklame falas. Ajo po  ju zë vend sepse nuk mund të vishni një bluzë promocioni.

5. Veshje sentimentale

Është një impuls natyror. Ju vendosni të mbani rrobat, për shembull xhupin e parë që kishit në shkollë. Por në  qoftë se nuk i vishni më është koha që të ruani kujtimet dhe t’i lini sendet të shkojnë.

6. Uniformën e kolegjit

Uniforma e kolegjit nuk do të hyjë asnjëherë në punë. Mund të ketë qenë “in” disa vite më parë të ruaje uniformën, por ai moment ka kaluar tashmë.

7. Veshjet e ruajtura nga lidhjet e vjetra

Mund të kemi shumë rroba që na janë dhuruar ose i kemi veshur në lidhjet e mëparshme. Por ato duhet të hiqen nga dollapi sepse ju bëjnë melankolikë dhe ju rikthejnë kujtimet e të shkuarës.

8. Veshjet e dëmtuara ose me njolla

Në rast se e pëlqeni shumë një bluzë mund ta riparoni atë dhe ta vishni përsëri. Por në qoftë se ajo nuk riparohet thjesht është duke të zënë vend.

9. Çdo veshje elastike që zgjerohet

Çdo veshje që është elastike dhe zgjerohet duhet të hiqet nga dollapi. Ecni me shprehjen: “Çdo gjë që zgjerohet, largohet”.

10. Veshjet që nuk përshtaten

Kjo është e ngushtë, ajo është e shkurtër, pra kur veshjet nuk ju përshtaten hiqini dhe bëjini vend një veshjeje të përshtatshme.

11. Veshjet që ju bezdisin

Një triko leshi ju bën të kruheni, atëherë nuk keni pse ta mbani në dollap pasi ajo nuk është e rehatshme dhe thjesht ju torturon duke e parë aty.

12. Veshjet që nuk të tregojnë elegante

Një veshje që nuk ju pëlqen si rri në trup nuk ta vishnit, kështu që mos e mbani kot në dollapin tuaj.

13. Veshje jashtë mode

Mos mbani rrobat e modës të vjetër me shpresë se moda kthehet përsëri. Diçka që kalon mund të rikthehet në një tjetër mënyrë, jo pikërisht siç ka qenë dikur. Kështu që me rrobat jashtë mode mund të kënaqni një hipster që shet modele retro në Ebay.

14. Veshjet e zeza të venitura

Veshjet në ngjyrë të zezë të venitur duket se kanë qëndruar për një kohë të gjatë në dollapin tuaj. Zëvendësojini ato me të reja.

15. Veshje me fije dhe kokrra

Ka metoda të ndryshme për  të pastruar veshjet nga kokrrat dhe fijet e nxjerra, por mos harroni që ato do të shfaqen përsëri, kështu që hidhini këto rroba.

Etiketimet
Shperndaje