Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja cilat trende të viteve ’90 duhet të rikthehen sërish në modë… menjëherë!

Ja cilat trende të viteve ’90 duhet të rikthehen sërish në modë… menjëherë!
September 11
13:03 2018

Ato që vitet ’90 ofruan për ne duket se do të qëndrojnë për shumë gjatë, duke filluar nga muzika e mirë, filmat e pazëvëndësueshëm dhe sigurisht që stili i të veshurit. Dhe janë disa trende që duhet patjetër të rikthehen në modë sepse kanë qenë më shumë se “cool”.

  1. Këpucët platformë

Jo të gjithë mund të ecin orë të tëra me taka të larta, prandaj fatmirësisht këpucët dhe atletet platformë na hynë në punë. Mund të shtojnë disa cm dhe të na lejojnë të kërcejmë gjithë natën duke u dukur bukur dhe mbi të gjitha, pa u rrëzuar.

  1. Tutat me të çarë anash dhe kopsa

Kush nuk do donte të dukej moderne, por në të njëjtën kohë të ndihej rehat me një palë tuta sportive. Epo zgjedhja e tutave të çara anash është ajo që na duhet… menjëherë.

  1. Pulovrat e leshit

Pse ka ikur ky trend nga moda? Është veshja e duhur që na mban ngrohtë, por kombinohet lehtësisht dhe me një minifund. Gjithsesi edhe në të përditshmen me një palë xhinse me bel të lartë, do të dukeni për bukuri.

  1. Unazat që tregojnë gjendjen emocionale

Pavarësisht se tashmë mund ta kuptoni dhe me disa pyetje të thjeshta apo kur jua venë në dukje miqtë, unazat që tregonin gjendjen emocionale janë një domosdoshmëri mode. Ju bëjnë të dukeni të veçantë, pa e ekzagjeruar me aksesorë të shumtë.

  1. Pantallonat- fund

Nuk besoj se jam e vetmja që i kam adhuruar ato. Kompleti “fund sipër pantallonave” ju siguron një pamje shumë elegante, e njëkohësisht një rehati pa u shqetësuar kur uleni në çfarëdo pozicioni.

  1. Flokë me ngjyra të çmendura

Atëherë u bënë trend nga këngëtarët e pop-it, por tashmë s’ka pse të jetë vetëm kështu. Mund të kini ylberin në flokët tuaja apo dhe ngjyrat më të zjarrta që dëshironi.

  1. Vijat

Stili francez i ka pasur gjithnjë pjesë të tijin. Mund të kombinohen lehtë me çdo gjë dhe të keni një pamje më pak të mërzitshme.

  1. Mini-topuzët

I mbani mend dy topuzët e vegjël në të dyja anët? Epo ishte një stilim i shpejtë, që pavarësisht se dukej i çrregullt, ju bënte të ishit “cool”.

  1. Chokers

I kemi parë të rikthehen disi këto vite, por gjithsesi duhet të kini parasysh që një choker lëkure është zgjedhje më e mirë sesa ai plastik.

  1. Bandanat

Lidhini flokët tuaja me një bandana, por mund ta vendosni një të tillë dhe tek kyçi i dorës për të përfunduar një “look” të tërë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje