Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja cilat ishin 10 koleksionet më të mira të javës së modës në New York!

Ja cilat ishin 10 koleksionet më të mira të javës së modës në New York!
September 16
14:15 2018

Nga Servio Avdyli

MICHAEL KORS COLLECTION

Akoma pa mbaruar vera, Michael Kors na rikujton edhe njehere te gjithe rehatine e plazhit me ngjyrat me te theksuara te saj dhe kombinimin perfekt midis dy a me shume teksturave te ndryshme.

GABRIELA HEARST

Minimalist dhe i paster, me kostume prej liri dhe mendafshi ne nuancat roze dhe nje sere fustanesh te shoqeruara me korse, e bejne koleksionin e Gabriela Hearst as me shume e as me pak, ajo qe do donim te shihnim gjate diteve te nxehta ne kryeqytet.

CAROLINA HERRERA

Ne debutimin e tij, Wes Gordon luajti me ngjyra të guximshme, vija dhe elementet standarte te Herrera-s, pika dhe lule, që duken aq të larmishme ne fluiditetin e fustaneve-kemishe apo fundeve ne forme A-je.

RODARTE

Rikthimi ne New York, e solli Rodarte bashke me krijesat etere që jetojnë diku midis sferave të realitetit dhe magjisë. Veshjet manifestonin mbivlerësimin femëror me tyl, dantella, saten, pika, lëkure e zbukuruar, harqe, qendisma ; lule në flokë, fytyra të mbuluara dhe një aureole e madhe që kurorëzon një magjistare.

BROCK COLLECTION

Laura Vassar dhe Kris Brock praktikisht i veshen modelet e tyre me letra muresh vintage dhe risollen modele te trajtuara me pare si fustani korse, menget e fryra apo pelhurat me ornamente. Risia e kesaj here nga cifti i stilisteve ishin jakat ne forme V-je dhe prerjet viktoriane, perfekte per ne tapet te kuq.

OSCAR DE LA RENTA

Motivet marokene (qe jane bere mainstream ne boten e modes) dhe eleganca e materialeve qe varionin nga liri tek sateni bashke me silueten qe krijonin theket, ishin pika me e forte e koleksionit me te mire ready-to-wear te De La Renta.

PYER MOSS

Nje nga emrat me te rinj te ketij sezoni debutoi ne sezonin Pranvere – Vere me volume qe mbanin si mesazh diversitetin dhe dashurine, duke ruajtur ne qender familjen dhe duke e simbolizuar ate ne ngjyra te ngrohta dhe printe te mahnitshme.

CALVIN KLEIN

I parashikuar si nje bestseller, ky koleksion, i tëri me T-shirt-e me posterin e filmit të paharrueshëm të Steven Spielberg-ut “Jaws”, plotesuar me pulovra te leshta, printe leopardi si dhe fustane te medafshta stil i viteve ’60, na ben qe te presim me padurim veren e ardhshme.

TELFAR

Telfar propozoi kemisha me jaka te medha, ngriti belin në pantallonat e pambukut per meshkuj dhe e la pjesen te këmbët pak më të lirshme dhe më te gjate sec pritej. Xhinset ishin kryefjala, me variante qe krijoheshin nga ngjyra dhe prerje të ndryshme.

MARC JACOBS
Ne vazhden e viteve ’80-te, Marc Jacobs sjell nje koleksion akoma me pozitiv dhe energjik, me prerje te ekzagjeruara dhe materiale mahnitese. Ngjyrat pastel ne roze apo te gjelber te kombinuara me tonet me te forta, krijonin simbiozen e duhur mes drames se formes dhe harese se detajeve. Nje kryeveper! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje