Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja çfarë nuk duhet të vishni në dasma

Ja çfarë nuk duhet të vishni në dasma
March 19
18:28 2016

 

  1. Çdo gjë të bardhë

Ka kaq shumë ngjyra për të zgjedhur, nuk është vetëm e bardha në dollapin tuaj. Atë ditë fustanin e bardhë e ka nusja. Edhe në qoftë se nusja zgjedh fustan në një ngjyrë tjetër, përsëri të ftuarit nuk kanë pse të zgjedhin pikërisht të bardhën për atë ditë.

2. Çdo gjë të shkurtër, të shtrënguar

Duhet të shmangni këto kombinime të mësipërme. Është e vërtetë që duhet të jeni të kombinuar dhe trendi, por nuk është kjo zgjidhja Mos zgjidhni diçka të tillë që ka qenë trend i 2009-s.

3. Xhinse

Absolutisht jo! Nuk mund të shkoni në një dasmë të veshur me xhinse dhe sportivë.

4.Çdo gjë që nuk respekton kodin e veshjes

Nëse nuk doni të visheni shumë seriozë ose nuk jeni të sigurt për të zgjedhur diçka elegante, atëherë keni të drejtë të zgjidhni atë që ju pëlqen. Por në qoftë se ju si të ftuar keni një kod veshjeje nuk mund të zgjidhni një mini fustan apo diçka të tillë. Në qoftë se nuk ka një kod, atëherë zgjidhni diçka që përshtatet me vendin dhe orën. Nuk mund të vishni një fustan elegant mbrëmjesh në një ceremoni në plazh.

Etiketimet
Shperndaje