Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja 5 gabimet që bëni kur vendosni Make-Up

Ja 5 gabimet që bëni kur vendosni Make-Up
March 10
16:56 2016

Make up është krijuar për të nxjerrë në pah pjesët më të bukura të fytyrës së femrës dhe pse jo të fshehë ndonjë difekt të mundshëm. Mirëpo shumë prej nesh, biem pre e gabimeve në truk të cilat rezultojnë të përkeqësojnë pamjen tonë. Fillimisht, aq shumë informacion ka nëpër portale të ndryshme ku ju japin këshilla, truke dhe listë gjerash që duhet të ndiqni kur vendosni tualet në fytyrë saqë  kur ndodh që këto të fundit të bien ndesh me njëra tjetrën ju konfuzoheni edhe më shumë.

Kanali I famshëm në Youtube Pixiwoo, ku tregon vazhdimisht gudia për make up tashmë kanë dhënë mendimin e tyre profesional mbi 5 gabimet më të shpeshta që bëjnë femrat çdo ditë kur aplikojnë tualet në fytyrë.

  1. Të dukurit më e madhe në moshë

Një nga gabimet më të mëdha të femrave është nuk e shoqërojnë stilin e tyre në veshje me mënyrën sesi bëjnë make-up. Kjo I bën ato të duken më të mëdha në moshë, sepse janë fiksuar me një stil klasik të të lyerit të buzëve apo penelit të trashë në sy, edhe kur në fakt janë veshur me rroba sportive. Gjithashtu me kalimin e moshës duhet ndryshuar edhe lloji I make-upit. Nuk është e thënë të vijëzoni gjithmonë konturin e buzës tuaj!

 

  1. Kopjimi I fytyrave të Instagramit

Cdo ditë e më shumë shikojmë fytyra të ndryshme me teknika make up-i të njëjtë, kjo sepse janë mësuar nga disa video Instagrami. Gjithashtu fotot profesionale kanë një make up që jo të gjitha mund ta bëni, sepse edhe nëse ju arrini atë llojë teknike të sofistikuar, më shumë mundësi ajo pamje nuk është e përshtatshme jashtë kameras.

 

  1. Nuk përdorni furcat e duhura

Mbani mend se mospordorimi I furcave sepse këto të fundit janë të vështira është një legjendë urbane. Furcat e duhura do të bëjnë shumë më të lehtë aplikimin e produkteve në fytyrën tuaj dhe do ta përhapin njëtrajtësisht tonalitetin që ju përdorni. Por megjithatë, duhet të siguroheni se përdorni furcat e duhura për funksionet e duhura.

 

  1. Bëni make up të rëndë sepse e bëni shpejtë

Kur aplikoni make-up, sidomos në rastin e fondatinës, ky veprim nuk duhet kryer shpejtë sepse ka mundësi që shpejtësia tju bëjë të vendosni  masë më të madhe sec duhet dhe ju do të ngjani e patinuar dhe me një pamje prej porcelani. Në fillimin vendosni pak tualet dhe rëndojeni gradualisht nësë ka nevojë, por kujdesuni mos të bëni të kundërtën.

 

  1. Mospraktikimi

Kjo mund të duket shumë e zakonshme për tu thënë, por është një nga më të rëndësishmet. Duhet të praktikoheni vazhdimisht dhe të shihni sa më shumë video ku ka guida make-upi Merreni sikur kjo është pjesë e qejfit, jo dicka për të cilën ju duhet të përtoni ta bëni.

Shperndaje