Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk dini ç’të vishni për mbrëmjen e maturës? Ju vijnë në ndihmë stilistët shqiptar…

Nuk dini ç’të vishni për mbrëmjen e maturës? Ju vijnë në ndihmë stilistët shqiptar…
June 14
21:37 2016

Valdrin Sahiti

Valdrin Sahiti
Picture 1 of 6

Natyra e femrës është aq delikate, prandaj e përthith shumë shpejt të bukurën. Femra e ka të lindur aftësinë për ta njohur të bukurën kudo, jo vetëm në veshje, por edhe në arredimin shtëpiak, edhe në arkitekturën më të egër. Prandaj, duke e pasur të njohur natyrën e saj, përpjekja ime e vazhdueshme është që të mos e lejoj atë të bëjë një zgjidhje dëshpëruese. Shija padyshim është e lindur, ndonëse mund të kultivohet në kohë. Virtyti im kryesor është që shijen ta kultivoj në atë mënyrë që ajo të duket sa më e natyrshme. Nuk mund ta mohoj që ka shumë kliente të miat që kanë preferenca të caktuara të cilat jo gjithmonë përputhen me predispozitat e tyre trupore, fizionomike. Ndonjëherë një veshje mund të rrijë shumë bukur në trupin e një femre, mirëpo ndodh që diçka e brendshme, shpirtërore, ta prishë atë veshje dhe ta bëjë që të mos duket bukur. Pa dashur të jem jomodest, më duhet ta pranoj që aftësia ime bindëse profesionale është e atij niveli saqë klientet e mia janë gjithmonë të kënaqura me punën time dhe me veten e tyre. Vlerësimi pozitiv që kanë ato pasi që janë ndierë si mbretëresha në veshjet që unë dizenjoj është motivi im kryesor që të punoj me kaq pasion.

Shumë gjimnazistë kanë përfunduar shkollën dhe po përgatiten për mbrëmjen e maturës. Mbrëmja e maturës është një natë që përveç festës për mbarimin e gjimnazit kthehet edhe në pasarelë mode. Vajzat diskutojnë për fustanet e tyre. Çfarë modeli do të zgjedhin? Ku do ta stilojnë? Sa do të shpenzojnë? Këto pyetje i dëgjon në çdo diskutim maturanteje. Por edhe djemtë nuk ngelen prapa, edhe ata kanë stresin se çfarë smoking-u apo kostumi do të zgjedhin. Keni shumë pyetje si këto në kokën tuaj? Epo, çdo gjë e ka një zgjidhje!

Veshja e maturës zgjidhet lehtësisht, mjafton të zgjidhni stilisten ose stilistin e duhur. Blitz.al ka kontaktuar me disa prej stilistëve më në zë në Shqipëri dhe Kosovë.  Valdrin Sahiti, Stela Sallaku dhe Altin Mici kanë shpjeguar për ne trendet e 2016-s dhe zgjedhjet që duhet të bëjnë maturantët këtë vit.

Komento