Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Harrojini çantat që mbahen në bel, erdhi koha e një trendi të ri!

Harrojini çantat që mbahen në bel, erdhi koha e një trendi të ri!
April 10
18:16 2019

2018 ishte viti që solli si trend çantat e vogla që mbaheshin në bel. Ato u përqafuan mjaft mirë nga masa dhe nga personazhet e njohur.

Por iku dhe koha e tyre, sepse trendi i ri është po aq jo i zakonshëm. Pse të mbash një çantë në krahë apo në bel, kur mund ta varësh në qafë? Po siç e lexuat, cantat që vendosen në qafë janë trendi i radhës.

Normalisht që çanta do të jetë e një madhësie të vogël, në mënyrë që të jetë e përshtatshme me veshjen.

Modelet në pasarela e sollën të parat, e ndërkohë marka të ndryshme po krijojnë versionet origjinale. Por ku mund ta vishni?

Ajo është perfekte për një festival, apo për netët ku dilni dhe nuk doni të bezdiseni nga diçka nëpër duar. Kështu mund të merrni me vete pak gjëra që ju duhen. /Blitz.al/

Share