Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Guidë se si të përdorni furçat e make up-it

Guidë se si të përdorni furçat e make up-it
January 21
14:39 2017

Furçat e make up-it janë shumë të rëndësishme dhe ju ndihmojnë për të aplikuar lehtësisht make up-in tuaj. Por duhet të keni parasysh se në qoftë se nuk dini se si t’i përdorni ato do të shkatërroni gjithashtu të gjithë make up-in tuaj.

Furçat ose ndryshe brush-at ju ndihmojnë që të merrni sasinë e duhur të make-up dhe ta përhapni atë siç duhet. Make up artistja, Francesca Neill ka bërë një guidë, ku tregon se si duhet t’i përdorni dhe si duhet t’i pastroni furçat që përdorni.

Furça e fondatinës është e madhe për të arritur një bazë të përsosur. Ajo ju ndihmon të përhapni fondatinën në mënyrë të përsosur.

Furça e korrektimit ju ndihmon për të mbuluar zonat delikate rreth syve dhe për të mbuluar defektet tuaja.

Furça e konturimit jep efektin 3D në fytyrën tuaj. Ju ndihmon që të parandaloni ndonjë vijë të ashpër të konturit dhe madje nxjerr në pah strukturën e fytyrës.

Furça e blusherit përdoret për të aplikuar ngjyrë te mollëzat. Është një furçë e vogël në krahasim  me furçën e pluhurit, gjithashtu mund ta përdorni për të aplikuar “highlighter”-in.

Furça e pluhurit përdoret për t’i dhënë fytyrës një efekt bronzi.

Furça e rregullimit përdoret për të rregulluar defektet që mund t’ju kenë dalë gjatë vendosjes së make up-it.

Furça e pluhurave të syve përdoret për të aplikuar pluhurat në qepallat tuaja.

Furça për vijëzimin e syve ju ndihmon për të bërë vijëzimin ose, siç njihet ndryshe, penelin te sytë.

Furça për përzierjen e ngjyrave te sytë përdoret për të bërë “smokey eye”.

Sfungjeri përdoret për të përhapur mirë make up-in pasi keni përfunduar me të.

Furça e vetullave ju ndihmon për rregullimin e vetullave.

Furça e buzëve është e madhe dhe ju ndihmon për të aplikuar buzëkuqin, kurse për të bërë hijet në buzën tuaj duhet të përdorni furça të tjera.

 

Si t’i pastroni furçat?

Është shumë e rëndësishme që të pastroni furçat tuaja pas përdorimit për të ndaluar mikrobet që ju shkaktojnë probleme në fytyrë.

  • Lajini ato me ujë të ngrohtë dhe me sapun ose blini një pastrues furçash në dyqanet e kozmetikës.
  • Lërini furçat të thahen në një peshqir për gjatë gjithë natës.

/Blitz.al/

Share