Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjithçka që duhet të dini për tendencat e flokëve në 2017-n

January 12
12:22 2017

sun

Të gjitha femrat janë të interesuara dhe kurioze të dinë më shumë për tendencat e reja të vitit 2017 jo vetëm të veshjeve, por edhe të flokëve. Cilat janë ngjyrat më në modë? Cilat janë prerjet tendencë të këtij viti dhe cila prej tyre do t’ju shkonte më shumë? Emi, parukierja e sallonit të “Sun Wellness Center”, në një intervistë për Blitz.al, ka treguar se te cilat ngjyra dhe modele duhet të përqendroheni gjatë këtij viti. Jo vetëm kaq, por ajo ka treguar edhe për maskat e ndryshme dhe si të kujdeseni për flokun tuaj.

  1. Na tregoni disa nga trajtimet e flokëve gjatë dimrit.

-Shpesh femrat mendojnë se stina e verës, dielli, plazhi janë ato që dëmtojnë më tepër flokët tanë, por nuk duhet anashkaluar edhe stina e dimrit. Ky i  fundit është po aq i rrezikshëm sa edhe stina e verës. Koha e ftohtë dhe ndryshimi i temperaturave janë të dëmshme për flokët.  Ashtu sikurse fytyra është shumë e ndjeshme, edhe flokët janë po aq të ndjeshëm dhe delikatë nga kushtet dhe agjentët atmosferikë. Një mënyrë mjaft e mirë e përkujdesjes dhe trajtimit të flokëve nis që nga larja. Asnjëherë nuk duhet të bëjmë dush pak minuta para se të dalim jashtë, gjithashtu larja me ujë të nxehtë është një gabim tjetër që duhet ta shmangim. Uji i nxehtë, përveçse dëmton skalpin, eliminon yndyrën natyrale të flokut dhe zhduk shkëlqimin. Do të ishte shumë mirë që flokët të lahen me ujë të vakët dhe të shpëlahen me ujë pothuajse të ftohtë. Siç e përmenda më lart, dalja nga shtëpia është mirë të bëhet 30 minuta mbas dushit. Kontakti i menjëhershëm me temperaturat e ulëta këput dhe dehidraton flokët, duke qene se pas larjes  janë më delikatë dhe të ndjeshëm. Vajzat duhet të jenë sa më të kujdesshme gjatë stinës së dimrit për trajtimin e flokëve duke përdorur shampon dhe kremrat e duhur për mirëmbajtje dhe hidratim. Mos lejoni që flokët të thahen dhe të humbasin strukturën e tyre. Mund të përdorni maska të ndryshme në kushtet e shtëpisë, por edhe kremrat dhe trajtimet në sallonet e bukurisë, që janë të një game mjaft të gjerë dhe efikase. Kryesisht në sallonin tonë përdoren maska dhe trajtime të cilat japin efekte mahnitëse.

  1. Shpesh gratë janë të interesuara për bojërat me të cilat do të lyejnë flokët. Ju në sallonin e “Sun Wellness Center” çfarë bojërash përdorni? 

-Tashmë në sallonin tonë ka hyrë një brand i ri.

D’AVINES na sjell një gamë të gjerë bojërash dhe trajtime për të gjitha llojet e flokut. Qëllimi ynë është që klientët tanë të jenë sa më të kënaqur me rezultatin e kolorit të dëshiruar, por parësore për ne është që të kenë flokë të shëndetshëm dhe të bukur. D’AVINES tashmë ka hyrë me bojën e re maskë me vibrachrom e cila përmban mbajtës të fosfolipideve, ekstrakte të proteinës Quinoa. Një ekstrakt proteine si Quinoa rrit fuqinë e përthithjes së ngjyrës gjatë lyerjes dhe siguron fibrat e flokëve në mënyrë që të ruajnë ngjyrën sa më gjatë. Një mbajtës fosfolipidesh përdoret për herë të parë në botën e kozmetikës dhe rrit depërtueshmërinë e pigmentit dhe redukton tensionin sipërfaqësor.

Klientët duan një bojë sa më rezistente, por njëkohësisht t’u mbrojë flokët e tyre. Kjo është ajo që ne ofrojmë. Pjesë e këtij brandi është edhe boja pa amoniak. Çdo femër do të donte të  përdorte më të mirën për flokët e saj dhe te “Sun Wellness Center” do të gjeni cilësi, përkujdesje dhe profesionalizëm.

davines davines1

  1. Cilat janë disa nga tendencat e 2017-s për sa u përket prerjeve, ngjyrave?

-Tendencat e këtij viti për prerje janë nga njëri ekstrem te tjetri: të gjatë, të shkallëzuar. Sikurse edhe vitin e kaluar, flokët e shkujdesur kanë qenë pjesë e look-ut tonë si në jetën e përditshme ashtu edhe në evente të ndryshme. Kapjet e lehta, gërshetat nuk do të mungojnë as në këtë sezon, sikurse edhe balukja po ashtu është trend i 2017-s. Për sa u përket koloreve, ky vit do t’ju bëjë të jeni më vetvetja, më natyrale, pasi trend i këtij viti do të jenë ngjyrat natyrale. Nuk do të mungojnë gjatë stinës së verës sfumaturat e shumëkërkuara, të ashtuquajturat “Rainboë roots” ose ndryshe lyerja e rrënjës në tonalitete të ndryshme nga gjatësia. Ndërsa tendencat që do na shoqërojnë gjatë sezonit vjeshtë-dimër 2017 do të jenë një larmishmëri koloresh.

-Red-bronze e konfirmuar edhe nga pasarelat do të jetë trend i këtij viti. Një kombinim perfekt i të kuqes së bakrit dhe bronzit shumë e sofistikuar. Këto nuanca do të jenë  gjithashtu të shoqëruara me sfumatura të biondes së ngrohtë në të artë.

-Blonde-smokey. Për të gjitha ato femra që duan t’i japin dritë fytyrës, por nuk duan të jenë bionde platin, blonde –smokey do jetë perfekte, kombinimi i biondeve të ngrohta të sfumuara me ngjyrën karamel.

-Blonde-Platin.  Për të gjitha ato femra që nuk heqin dorë nga biondja e akullt kemi një lajm të mirë. Sezonit vjeshtë-dimër mund t’i japim dritë me bionden platin, një ngjyrë e  parezistueshme dhe shumë seksi dhe në qendër të vëmendjes në ditët e dimrit dhe vjeshtës. Edhe kjo mund të shoqërohet me sfumatura të ndryshme. Nuk do të lë pa përmendur edhe ngjyrën gri në blu ose, siç quhet ndryshe, “Granny Hair”, shumë trendi, e guximshme, por që nxjerr në pah tiparet e fytyrës.

s2

 

s5

s4

s1

  1. 4. Maskën  që rekomandoni për  flokët e dëmtuar?

-Jo vetëm flokët e lyer me bojë janë flokë të dëmtuar dhe që kanë humbur strukturën e tyre fillestare. Flokët e dekoloruar janë më problematikë, transformimi i pigmentit i bën flokë delikate, të ashpër dhe gati të “vdekur”, gjithashtu agjentët atmosferikë si: i nxehti, i ftohti, lagështira kanë një ndikim të madh në dëmtimin e flokut. Për të pasur flokë sa më të shëndetshëm dhe me shkëlqim duhet të kujdesemi që të përdorim produktet e duhura, si shampo, kremra dhe maska të cilat duhet t’u kthejnë vitalitetin flokëve tuaj.

Linja MELU është absolutisht ideale për flokë të gjatë dhe të dëmtuar. Kjo linjë shërben për të krijuar një shtresë mbrojtëse në çdo fije floku për të moslejuar burimet e nxehtësisë që ta dëmtojnë atë. Një maskë shumë e pëlqyer dhe e përdorur në sallonin tonë është maska “Detoxifying mud”, e cila shoqërohet me shampon “Detoxifying scrub shampoo’’, një kombinim perfekt për të pastruar skalpin dhe flokun nga ndotjet e ambientit  dhe për t’i dhënë flokut shkëlqimin dhe trashësinë e duhur.

maska melu

  1. Cili është sekreti i një dekolorimi me sukses të flokut në sallonin e “Sun Wellness Center”?

-Dekolorimi është një proces çngjyrimi i cili shkrin melaninën e flokut. Flokët bëhen më porozë, humbasin elasticitetin dhe shkëlqimin.  Nuk ka dyshim që dekolorimi është i  dëmshëm për flokët. Ne te salloni ynë kujdesemi që flokët biondë të jenë të shëndetshëm dhe me shkëlqim. “Olaplex” është një tjetër bashkëpunëtor i yni që arrin të nxjerrë në pah suksesin tonë. Gjithashtu edhe maskat trajtuese kanë rol tepër të rëndësishëm. D’AVINES, për shembull, na ofron një shumëllojshmëri dekolorantesh ku çdo dekolorant është specifik për lloje të ndryshme flokësh.  Në sallonin tonë përkatësisht përdorim  pluhurat dhe kremin dekolorant. Kremi dekolorant përdoret për flokët e hollë dhe të lyer. Një risi tjetër është edhe dekoloranti pa amoniak. Përdorimi i pastës D’AVINES për flokë delikatë është një mrekulli e vërtetë. Personalisht unë mendoj se përkujdesi, profesionalizmi dhe produktet e duhura që ne përdorim janë sekreti për flokë të shëndetshëm dhe të padëmtuar./Blitz.al/

SunWellness Center 

Shperndaje