Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fustanet e nusërisë me letër higjienike. Keni menduar ndonjëherë sa bukur duken?

June 15
10:49 2016

...

...
Picture 1 of 6

Sezoni veror gjithashtu është edhe sezoni i dasmave. Vajzat duan të marrin fustanet më të bukura të nusërisë për ditën e tyre të veçantë. Por një ide me fustanet e krijuara me letër higjienike nuk është edhe aq e keqe. Fustanet me letër higjienike janë krijuar në mënyra të ndryshme, disa i bëjnë si pëlhura të trasha e disa të tjerë i bëjnë të duket një pëlhurë e lehtë. Gjithashtu me letër higjienike janë bërë edhe aksesorët si kurora, kapela, lulet që nuk mund t’i mungojnë nuses në ditën e saj. Duke parë këto fustane në pamje të parë nuk mund ta kuptosh se me çfarë janë punuar. Shfletoni galerinë për të parë disa prej fustaneve të nusërisë të punuara me letër higjienike dhe do të shikoni që është një punim ndryshe nga të tjerët.

Komento
Etiketimet
Shperndaje