Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fundi që nuk duhet të mungojë në gardërobën tuaj këtë pranverë

Fundi që nuk duhet të mungojë në gardërobën tuaj këtë pranverë
March 29
18:23 2016

...

...
Picture 1 of 6

Fundi treçereksh është një nga trendet e kësaj pranvere. Prej kohësh këto funde janë zgjedhur nga stilistët dhe të famshmit. Por fundet me gjatësi deri te mesi i kërcirit, në stilin e pantallonave të gjera, janë modelet më të kërkuara këtë sezon të ri.

Fundet treçereksh janë një zgjedhje e mirë në çdo moment. Ata mund t’i veshësh në mëngjes, në mbrëmje, kur shkon në zyrë, gjatë fundjavës apo gjatë të gjithë sezonit pranveror. Ky lloj fundi është trend dhe zgjedhje e mirë, sepse mund ta veshësh  në vende dhe kohë të ndryshme.

Stilistët e njohur u kanë kushtuar rëndësi detajeve, si dantella apo aksesorë metalikë në koleksionin e ri të fundeve treçereksh që  janë  zgjedhje të pagabueshme këtë pranverë. Shfletoni galerinë për të parë disa prej modeleve  më “in” të momentit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje