Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Kur mosha është thjesht një numër! 80 vjeç dhe me stil

May 09
15:18 2016

Air Seth Cohen është një fotograf i cili parapëlqen të bëjë koleksione fotografish me gra të moshuara, të cilat nuk ngjajnë aspak si të tilla.

Ai i gjen modelet e tij, gra të moshuara elegante, në rrugët e Nju Jorkut. Më e reja nga gratë e fotografuara është 59 vjeçe, ndërsa më e vjetra është 102 vjeçe. Këto femra kanë një bukuri që i reziston kohës dhe një shije ndaj stilit që thjesht sa e kanë sofistikuar me kalimin e kohës.

Ato nuk e fshehin moshën e tyre, rrallë i lyejnë flokët apo shpenzojnë para për operacione plastike. Ato jetojnë jetën me kokën lart dhe me gjatësinë e takave akoma më të lartë.

Etiketimet
Shperndaje