Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Jeni në kërkim të dikujt që t’ju frymëzojë? Ju tregojmë 8 blogger-et e modës që duhet t’i ndiqni patjetër në Instagram!

(Foto) Jeni në kërkim të dikujt që t’ju frymëzojë? Ju tregojmë 8 blogger-et e modës që duhet t’i ndiqni patjetër në Instagram!
August 18
12:47 2018

Një blog i ri mode hapet çdo minutë, ose të paktën ashtu duket. Konkurrenca është shumë e madhe, por janë disa prej tyre që spikasin gjithnjë me stilin që kanë. Këto janë 8 bloggere mode për të cilat nuk keni dëgjuar më parë, por duhet të filloni t’i ndiqni patjetër në Instagram.

  1. Monikh

Monikh Dale është një modele/influencuese tepër shik e vendosur në Londër. Ajo i bën dhe kombinimet më të thjeshta të duken si nga pasarelat, dhe është gjithnjë në zbulim të markave të reja.

  1. Carodaur

Caroline Daur është një bloggere mode dhe stili jetese e vendosur në Gjermani. Numëron rreth 1.6 milionë ndjekës dhe ka marrë pjesë dhe në pasarelën e D&G në javën e modës në Milano. Nuk ka një stil specifik, por i pëlqen të shijojë çdo veshje në varësi të humorit të saj.

day by day 🕊🍃 off to Porto Cervo today for a special night

A post shared by Caroline Daur (@carodaur) on

  1. Notjessfashion

Jessica Wang është një blogere mode Amerikano-kineze që jeton në New York. Instagrami i saj përveç kombinimeve të përditshme, ka dhe këshilla stili, fotografie dhe si të jesh një blogger e suksesshme. Fotot e saj janë tërësisht unike dhe e dallojnë atë nga çdo influencuese tjetër.

  1. Thickleeyonce

Lesego Legobane është një blogere mode plus size afrikane. Ajo gjithashtu është një fotografe. Që nga trendet e fundit, të brendshmet apo çfarëdo që është në modë, ajo e bën të vetën dhe shkatërron çdo stereotip për femrat me forma.

Hey! It’s me again 😝👀 Kimono from @lee_bex

A post shared by thickleeyonce@gmail.com (@thickleeyonce) on

  1. Pernilleteisbaek

Pernille Teisbaek është një modele daneze e “street style”.  E vendosur në Kopenhagen ajo hapi blogun e saj që bëri bujë më kombinimet aq të goditura. Çdo trend kalon më parë nga ajo.

Light layering💛

A post shared by Pernille Teisbaek (@pernilleteisbaek) on

  1. Shewearsfashion

Kavita Donkersley është një bloggere e vendosur në Londër, por që udhëton nëpër botë. Rrugëtimi i saj që 16 vjeç deri në festën e Coachella me të famshmit ka qenë një pasurim i vazhdimtë i stilit. Pika e saj e dobët mbetet çanta e vogël Gucci.

  1. Natashandlovu

Natasha Ndlovu është një modele dhe bloggere mode që jeton në Londër. Shumë postime të saj kanë bërë xhiron e botës, pasi çdo kombinim të thjeshtë ajo e bën të duket shik. Herë pas here ndan dhe këshilla bukurie në blogun e saj dhe në Instagram.

Halfway through the week 😊 _ 📷 @thatbureau

A post shared by Natasha Ndlovu (@natashandlovu) on

  1. Weworewhat

Danielle Bernstein është një bloggere e vendosur në New York që ndan veshjet e saj të përditshme dhe eksperiencat në këtë qytet. Ajo gjithashtu shpërndan dhe faqet ku mund të blejmë veshjet e saj, duke na e bërë më të lehtë të kemi një stil të pakrahasueshëm.

OOTD • tap for creds

A post shared by Danielle Bernstein (@weworewhat) on

Tashmë e dini se ku të gjeni grimcat e radhës së inspirimit. Dhe mos harroni që e vetmja gjë e pëbashkët e bloggereve nëpër botë është stili unik dhe guximi që kanë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje