Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ende në trend, 8 daljet e fundit të vajzave të showbizit na treguan si të jesh stil me një kostum

Ende në trend, 8 daljet e fundit të vajzave të showbizit na treguan si të jesh stil me një kostum
February 20
20:05 2019

Kush tha që dukesh elegante vetëm me një fustan pas trupi? Trendi i vitit të shkuar na tregoi se vajzat duken mjaft stil të veshura dhe me një kostum serioz. Dhe në javët e fundit, të famshmet shqiptare na dhanë një tjetër provë për këtë të fundit. Mund të kombinohen edhe në mënyrë chic, por edhe sportive sipas stilit tuaj unik.

Klea Huta

Dy daljet e fundit në intervista televizive, Klea i ka qëndruar besnike kësaj zgjedhjeje. Qoftë një e kuqe e zjarrtë me flokë të kapura apo një kostum blu, tek ajo duken mjaft mirë.

Elhaida Dani

Për një pamje serioze përballë fëmijëve të “Në kurthin e Piter Pan”, Elhaida zgjodhi një kostum ngjyrë rozë pastel. Ndërkohë edhe ditën e sotme, ajo ka postuar një tjetër foto me një xhaketë të bardhë.

Fatma Haxhialiu

Fatma na ka treguar të dyja versionet si mund t’i veshim. Një kostum nude me taka apo një të kuq me bluze sportive dhe atlete: e zgjidhni ju!

Kida

Pse të mos dalim pak jashtë kornizave të ngjyrave dhe të zgjedhim një lejla si Kida? Nëse nuk mjaftohesh, lyeji dhe flokët njësoj dhe e sigurt që kudo do tërheqësh vëmendje.

Jonida Maliqi

Dhe nëse ende nuk jeni bindur, kur e vesh dhe një blogere mode në takim me kryebashkiakun- e dini që është zgjedhja e duhur. Me një “It’s a wonderful day” poshtë kostumit bojëqielli, jeni një hap pranë ditës stil, por edhe të lumtur. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje