Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E fundit nga Karl Lagerfeld, sfilata madhështore e Chanel

E fundit nga Karl Lagerfeld, sfilata madhështore e Chanel
March 05
19:46 2019

Grand Palais në Paris u zbukurua dhe një herë për shfaqjen e koleksionit të fundit të Karl Lagerfeld për Chanel. Të ftuarit, modele dhe personalitete si Cara Delevingne, Kristen Stewart dhe Penelope Cruz mbajtën një minutë heshtje për nder të ikonës së modës, që ndërroi jetë në 19 Shkurt në moshën  85 vjeçare.

Ai njihej për sfilatat spektakolare që organizonte me tema nënujore, pyje të mahnitshëm apo ujëvara. Lagerfeld nuk ishte i pranishëm as në shfaqjen e fundit në Janar që u organizua në “Villa Chanel”, për shkak të gjendjes shëndetësore.

As për koleksionin vjeshtë/dimër 2019 mëngjesin e sotëm, brandi nuk zhgënjeu. Sfondi ishte konceptuar në formën e një fshati i mbuluar me dëborë dhe i rrethuar me male. Stolat dhe pemët ishin mbuluar me dëborë artificiale në mënyrë që e gjithë atmosfera të përshtatej me konceptin e sfilatës.

Të gjithë të ftuarve u dha një dhuratë në kujtim të Lagerfeld. Një ilustrim i stilistit, me stilin e tij të flokëve që e dallonte, syzet dhe kostumin, së bashku me Coco Chanel me një kapelë, shfaqej përkrahë fjalëve “The beat goes on”.

Në finalen e sfilatës, në sfond po luhej kënga “Heroes” e David Boëie dhe disa modele u përlotën. Pasuesja e Lagerfeld, tashmë është Virginie Viard. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje