Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëshironi të shkëlqeni? Ja 5 llojet e bizhuterive që duhet të jenë patjetër zgjedhja juaj këtë vjeshtë!

Dëshironi të shkëlqeni? Ja 5 llojet e bizhuterive që duhet të jenë patjetër zgjedhja juaj këtë vjeshtë!
October 06
17:59 2017

Për të gjithë ata që mezi presin ndrimin e stinëve në mënyrë që të kenë mundësi të ndërrojnë edhe bizhuteritë, kemi një lajm të mirë: kjo vjeshtë do të jetë e mbushur me të tilla!

Nga sfilatat e modës në disa prej kryeqyteteve më të njohura në botë si Paris apo Londër, u vu re se aksesorët ishin një pjesë e rëndësishme e look-ut vjeshtëror ndaj në këtë artikull do të gjeni 5 llojet që janë më ‘trendy’ dhe më të përshtatshme për t’i  kombinuar këtë sezon.

Sigurisht në bazë të preferencave tuaja personale, ju mund të bëni një miksim të tyre dhe të shpalosni origjinalitetin tuaj.

1 – Vëth me përmasa të mëdha por kujdes, duhet të jenë elegantë, jo të bollshëm dhe të ekzagjëruar si në verë.

2 – Bizhurteri asimetrike, të çregullta dhe të formave të ndryshme.

3 – ‘Chokers’ delikatë, hiqni dorë nga copat e zeza e të trasha. Ishin moda e vitit tjetër.

4 – Përdorni sa më shumë yje, diej apo çdo lloj forme që na vjen nga Kozmologjia.

5 – Ju që pëlqeni metalin dhe rrokun, mund të shpalosni fantazinë!

/Blitz.al/

Shperndaje