Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëshironi të bëni një grim perfekt? Ja truket që mund t’u ndihmojnë

Dëshironi të bëni një grim perfekt? Ja truket që mund t’u ndihmojnë
April 20
21:23 2018

Grimi është mjaft i rëndësishëm për vajzat por shpeshherë ato nuke  bëjnë pasi ju merr shumë kohë. Të gjithë e dimë se askush nuk ka kohë për të humbur para pasqyrës duke tentuar të bëj një grim perfekt. Por në qoftë se ju dini disa truke kryesore e të thjeshta është e sigurt që do ta arrini atë për pak minuta. Ne mund tu ndihmojmë, mjafton të ndiqni këshillat e mëposhtme.

Kthejeni lapsin e syve në një penel në mënyrë që të bëni një vijëzim të drejtë. Kjo është një zgjidhje e mirë kur ju nuk keni penel.

Për ti dhënë shkëlqim trupit tuaj nuk keni pse shpenzoni për kremra të shtrenjtë dhe vajra. Mjafton që bronzerit tuaj ti hidhni pak vaj trupi e më pas ta përdorni.

Lyeni vetullat me make up para se të aplikoni rimelin në mënyrë që tu jepni më shumë volum qerpikëve tuaj.

Ktheni qerpikët si dhe aplikoni penelin në të njëjtën kohë.

Bëni sytë që të duken më të mëdhenj, Smokey eyes mund tu ndihmojë për këtë!

Krijoni iluzionin e vetullave të mprehta.

Vendosni make up në anët e buzëve tuaja për ti bërë ato të duken më të trasha.

Jepini shkëlqim cepave në sytë tuaj për ta bërë syrin të duket më i mprehtë.

Pas fondatinës aplikoni pudër transparente.

Pasi aplikoni penelin rregulloni bishtin e tij me një pecetë të lagur.

Pastroni sfungjerët e make up-it vetëm për një minutë. Futini në ujë me sapun dhe vendosini në mikrovalë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje