Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Coachella, ja se si janë veshur disa yje gjatë eventit

April 18
14:42 2016

 

Festivali Coachella i artit dhe muzikës është një event që organizohet çdo vit në  Empire Polo Club në Kaliforni, në shkretëtirën e Kolorados.  Eventi përfshin shumë zhanre të muzikës, duke përfshirë rrok, indie, hip-hop, muzikën elektronike, si dhe degë të artit si skulptura.  Mijëra njerëz ndoqën festivalin për tri ditë rresht në fundjavën që lamë pas. Coachella është një nga festivalet më të mëdhenj, më të njohur  dhe më fitimprurës të muzikës në Shtetet e Bashkuara. Për të parë se si janë veshur të famshmit në event, shfletoni galerinë bashkangjitur.

Shperndaje