Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Çizme të shkurtra dhe çorape të gjata, si të kombinoheni në dimër

Çizme të shkurtra dhe çorape të gjata, si të kombinoheni në dimër
December 04
11:56 2016

Me ardhjen e stinës së dimrit, të gjithë duan të ndihen sa më ngrohtë, sidomos kur vjen puna te këpucët. Të gjithë në dimër veshim çizmet e padyshim nën to çorapet. Me çizmet me prerje të shkurtër ndonjëherë ju duhet të hiqni dorë nga çorapet e gjata pasi nuk dëshironi që të duken. Megjithatë këtu ju hyn në punë stili dhe mënyra se si i kombinoni ato me njëra-tjetrën. Për të gjithë ata që i duan çorapet ju themi se tashmë mund t’i vishni edhe me çizme të shkurtra.

Çizme lëkure dhe çorape tub padyshim do të ishin të duhurat për tipat sportivë dhe “cassual”.

a1

 

Çizme klasike me çorape janë aktualisht në modë. Janë lehtësisht të kombinueshme edhe me veshjen, sidomos fundet dhe fustanet.

2

Çizmet të ngushta në këmbë me çorape me vija janë shumë në modë, por duhet bërë kujdes në kombinimin e ngjyrave. Megjithatë, duhet të dini se një përplasje e vogël e ngjyrave nuk i bën keq askujt.

a3

Çizmet kamosh dhe çorapet e punuara janë një kombinim padyshim i bukur.

a4

Çizmet kadife të punuara me çorape gati të tejdukshme do të ishin të duhurat për një darkë jashtë.

a5

/Blitz.al/

Share